Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA’së më 2020’ën, po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores në BE ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.
Kështu bën të ditur mediumi amerikan ‘Washington Post’, i cili citon burime anonime të kenë thënë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Ekipi i Biden thuhet se beson se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.Rusia, e cila do mbajë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit, në seancën e kaluar kushtuar Kosovës kërkoi largimin e ministres së Jashtme të Kosovës, bashkë me simbolet e vendit të largoheshin nga sfondi i seancës, me shpjegimin se po “shkelnin rregullat. /news477media.com