Lajm i mrekullueshëm: FSK-ja merr ofertë nga SHBA-ja për shkollim të Marinsave

0
202

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kanë pranuar ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkollim në Akademinë Detare. Mehaj theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.

“Ju njoftojmë se, nga miqtë tanë amerikan, pas ofertave të mëhershme për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore, sot kemi pranuar edhe ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së. Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike”, theksoi Mehaj. LAJMI I PLOTE

Burimi: analiza.press