LAJMI FUNDIT:Vuçiq në listën e zezë të Amerikës së bashku me Vulinin

0
145

Drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se SHBA do të vendosë sanksione në janar ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin dhe deri në 100 funksionarëve të tjerë shtetërorë serbë.

Sheholli thotë se ka një burim ndërkombëtar që i ka konfirmuar këto lajme dhe se sanksione do të ketë edhe ndaj biznesmenëve dhe politikanë në Kosovë.

“Nëse më lejoni. Po mundona të përkthejë një ceshtje. Ministria e Drejtësisë në Amerikë në janar do të botojë një listë me emra të qytetarëve të Serbisë ndaj të cilëve do të ndërmerren sanksione politike, financiare dhe të drejtësisë. Dhe thotë, në bazë të rregullorës ekzekutive të administratës Biden 1433 dhe në pajtim me Ligjin Magnicki në listën e zezë do të jenë. Vëllezërit Vucic. Do të thotë, Aleksandër Vucic dhe Andreja Vucic. Ministri Sinisa Mali. Ish-kryeparlamentarja në Kuvendin e Serbisë e tash ministre e kulturës në Qeverinë e Serbisë, Maja Gojkovic. Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajic.

Ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Vulin. Zvonko dhe Goran Veselinoviq, Nenad Kovaq, Nikolla Petroviq, Zhelko Mitroviq, i cili është pronar i TV Pink. Si dhe shumë funskionarë të lartë të MPB-së së Serbisë dhe një pjesë e prokurorisë dhe gjykatësve. Përvec ndalesës që do u bëhet në SHBA, atyre do u ngrihet edhe pasuria dhe xhirollogaritë bankare me sanksione që do të jenë edhe 100 e më shumë të tjerë funksionarë shtetërorë të Serbisë të cilët janë të lidhur me krime ndërkombëtare, pengesë të drejtësisë, shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, krijimin e monopolit në projektet e infrastrukturës dhe energjetikës si dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë më financimin e Serbisë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një burim ndërkombëtar i fuqishëm i ka dhënë këto informacione.“Kjo do të jetë në janar me siguri e botuar. Burimi është ndërkombëtar, burimi vjen nga një shtet shumë i fuqishëm botëror e për verifikime këtu jemi dhe do të flasim. E kemi edhe deklaratën e Sekretarin Blinken i cili tha se ky është vetëm fillimi. Mirëpo nuk do të mbarojë me Serbi. Por do të ketë edhe biznesmenë e politikanë nga Kosova”, tha Sheholli. /T7/ & gazetaora.info