Lajmi i fundit: SHBA iu ka dhënë dritën jeshile vendeve të NATO-s për të dërguar avionë luftarakë në Ukrai
Nëse vritet Zelenskyy ukrainasit kanë plan, ja kush e thotë
Presidenti ukrainas Zelenskyy dhe kryeministri britanik Johnson bisedojnë në telefon, ky i fundit premton se do të ofrojë pajisje ushtarake në ndihmë të shtetit të Ukrainës
Kur konflikti i përgjakshëm mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 11-të të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se iu kanë dhënë dritën jeshile vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë.
Ky qëndrim i Sekretarit amerikan të Shtetit vjen një ditë pasi Presidenti Zelensky i bëri thirrje Kongresit amerikan që ta ndihmonin me pajisje ushtarake. E gatshme për të dërguar armatime në Ukrainë ka qenë edhe Britania e Madhe e cila përmes kryeministrit të saj Boris Johnson deklaroi se do të mbështesë Kievin përballë agresionit rus.