“Last Lesson” e Ambasadores së SHBA-ve, Mary Kate Byrnes, Distopisë në Maqedoninë e Veriut!

0
352

Shkruan: Florim  AJDINI

“Bujrum Qyrk”, thot populli, kur fjalën në një mezlisht,  duhet ta merr dikush që edhepse nuk e meriton, prapëseprapë fjala e tij  për shkak të Qyrkut, dëgjohet nga masa!

Autori i këtij shkrimi nuk është as i kravatave Karl Lagerfield  apo Pierre Cardin, por as i Qyrkut! Prandaj atij nuk  i degjohet fjala! Ai është i përvuajturi i pendës,  ai është rebeli i kohërave të turbullta të pushteteve distopike që vijnë e shkojnë! Ushqimi i vetëm i tij është  “artikulimi i drejtësisë”, nga njerëz të mëdhenjë që këtë ligësi që po sjell kaosi në të cilin jetojmë, shpaloset nëpërmjet të ndonjë fjalimi,  siqë ishte ai  i ditëve të fundit, i Ambasadores së SHBA-ve, Byrnes,  televizionit Telma. 

Autorë të fjalimeve të këtilla të bazuara mbi një sintezë analitike politike të natyrës  pragmatike, janë ilaç shërimi për “comën multidimensionale” në të cilën po ndodhemi tanimë për dekada! Autorë të këtyre fjalimeve, zakonisht   janë opizita që synon pushtetin  për të bërë diçka më mirë dhe ekskulzivisht, janë njerëzit e profileve të politikave të larta të demokracisë perëndimore i.e. SHBA-ve sidhe diplomatëve të UE, që me një gjuhë të mprehtë dhe pa  koc, shpalosin realitetin e trishtë e të shëmtuar, në të cilin përpëlitemi shumica nga ne.  

A e kupton dikush variacionin pragmatiko-semantik të  gjuhës së këtyre diplomatëve? A përdorin ato një variacion konkret? Sigurisht që po. Por ka një “por!”  Një “por”, që është aq komplekse, saqë madje as specialistët më të mëdhenjë të  hieroglifeve egjiptiane, nuk do arrinin  ta dekodonin! E këtillë ishte edhe  intervista e Mary Kate Byrnes, Ambasadore e SHBA-ve në largim.

Në kornizë të të ashtuquajtyrit ‘Strategic Diplomatic Dialogue,’ ajo, një mediumi në vend i dha intervisten e  “Last Lesson”,  rreth shpalosjes së dekadencës distopike që ngulfat Maqedoninë e Veriut. Pa dorëza dhe gjithnjë sipas parimit “bujrum qyrk”, Ambasadorja tundi shkopin ngrënësit të karrotës-lepurit! 

Korrupsioni, tha ajo edhe një herë  si paraardhësit e saj, është e keqja më e madhe e këtij vendi. Duke vu në spikamë veset më shkatërruese, që ngulfatin çdo segment të shoqërisë, çdo institucion të këtij vendi. Qoftë kjo në  baza individuale, familjare apo grupore,  gjithnjë nën ombrellën e partive në pushtet, është ajo që  duhet luftuar pamëshirshëm! Fokusi, tha thjeshtë dhe qartë ajo është mëse i dukshëm! Ai medje është shëdrruar në “ mode de vivre poltique”, siç do shpreheshin diplomatët frankofonë! Korrupsioni, nipotizmi, proteksionizmi,  klientelizmi,  që të gjitha  nën ombrellën e utilitariznit, janë shëndrruar në makineri të heshtur denigruese,  që tanimë me dekada po ngulfat demokracinë e vërtetë të vendit! Nëse nuk krijohet një strategji konkrete veprimi lidhur me ndalimin dhe eliminimin e pushtetit të tij shkatërrues dhe nëse kjo strategji  nuk ndihmohet dhe përkrahet  nga institucionet kompetente, si qevria dhe gjyqësori, atëherë, fatkeqsisht  rrugët e këtij vendi drejtë hapjes së dyerve të UE-së, jozyrtarisht  do mbeten të mbyllura, shtoi ajo. 

Byrnes ‘ishte më soft’  do kisha thënë në këtë drejtim! Ka pasur të tjerë para saj, që kanë qenë “gjuhëshpatë të vërtetë!” Ato madje,  para mediumeve kanë shpalosur keqperdorime mjetesh siqë ishte para ca vitesh rasti me Agjencionin kundër korrupsionit në vend, ku Ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve, shpalosi madje shumat fikse të parave që ky subjekt kishte keqpërdorur dhe ndarë  për anëtarët e tij! Një skandal sipas modelit “kadiu të akuzon, kadiu të gjykon!”  Por  e kotë është kjo qasje! Amerikanët dhe logjka perëndimore nuk kuptojnë një gjë! Ajo është fakti që elëmentët denigrues të kësaj shoqërie, janë pjesë kyçe e kulturës politike të këtij vendi! Asaj kulture destruktive që është shëndrruar në “nxënie infektuese me rrënjët në bihejviorizmin politik autokrat”,  që haset gjithandej në mesin ku jetojmë. Asaj kulture që në demens logjik  thirret në “arritjet e subjekteve politike në pushtet!” Arritjeve që gëzohen nga individë dhe  grupe interesi, që këto subjekte në pushtet,  i njohin si popull! Asaj kulture, ku i korruptuari  lufton korrupsionin, keqpërdoruesi ndëshkon “quasi keqpërdoruesin!” etj.  Harrojnë ato, që populli është diçka tjetër! Ai është subjekt mashtrimi dhe shfrytëzimi. Ai është tufa e dhenve që kokëulur, kullot “luadhet djerinë nga thatësia Afrikane!”Ai është makineria votuese e premtimeve dhe beneficioneve të mëdha. Pra,  është  kjo ajo që logjika politike perëndimore nuk arrin  ta kuptojë!  

Përfundimisht, vërejtjet dhe mësimet e tyre si gjithmonë, janë konkrete, pragmatike dhe qëllimmira, por efekti për eliminimin e tyre, për shkak të hasjes në “veshin e shurdhur makiavelist”, është barazi me zero. Dikush thot se “shteti e zë lepurin me kerr”, por është më se evidente që sot kjo clichée sanksionuese për kundërvajtësit,  është transformuar në “lepuri shkon e hyp vet ne kerr!” Normalisht, efekti i  saj mund të jetë i mundëshëm në vendet e përparuara, që  funksionojnë sipas “konceptit të shtetit dhe birkoracisë së tij, në interes të qytetarit.” Është ky kerri i UE-së,  ku synojmë të hypim. Sa do t’ia dalim, është pyetje miliondollarëshe. Sepse rregullat për t’u ngjitur në të janë mëse komplekse dhe tej mase kërkuese për shoqëritë utilitariste-distopike.