Ligjet e tregut të lirë në ekonomi dhe politikë

0
245

Në këto zgjedhje vendore kemi më shumë përzgjedhje
por që për problemet konkrete nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje
Nga të gjitha anët kemi dëshira dhe premtime për ndryshim
Por që për sinqeritetin e tyre s‘të ngjallin ndonje besim

Të thonë zgjidh nga këta që të ofron partia
dhe mos kërko që për kriterium të jetë zotësia
Kot kërkon në vitrinën e dyqanit oferta më cilësore
se për kësi loj mallërash s’ta lejon aftësia jote pagesore

Nëse don më shumë, kërkoje në ndonjë vend tjetër
sepse këtu Ne shesim vetëm mallëra të vjetër
Që t’i lejosh vetes mallëra me cilësi luksi
nuk duhet të kesh mendje dhe shpirt tutësi

Mund të zgjedhësh edhe të rrish në shtëpi
apo edhe të dalësh jashtë në natyrë me sheti
Pse nuk ka tregu mallëra për ty, ti s’ke përgjegjësi
se fundja ti meriton të hash e të veshësh mallëra me cilësi.

Shkruan: Dervish Alimi