Lufta në Ukrainë: Great Reset, Faza 2

0
210

Shkruar nga Ernst Wolf (perktheu nga gjermanishtja Agron Kurtishi)

Lufta në Ukrainë: Great Reset, Faza 2

Aktualisht ekzistojnë tre tregime rreth luftës në Ukrainë.

Narrativa #1: NATO dhe qeveritë perëndimore pretendojnë se presidenti rus Putin i ka mashtruar për vite me radhë, është çmendur dhe tani duhet të luftohet me të gjitha mjetet ushtarake.

Këtu duhet parashtruar pyetjen: po përse  aleatët e Atlantikut të Veriut e kanë nxehur pamëshirshëm dhe sistematikisht këtë konflikt që kur shpërtheu, në vend që të bëjnë çdo përpjekje për ta zgjidhur atë sa më shpejt që të jetë e mundur?

Narrativa # 2: Kremlini flet për një operacion ushtarak që po zhvillohej për shkak të kërcënimit në rritje nga riarmatimi i palës tjetër, dhe kështu praktikisht të gjithë këtë e bën për vetëmbrojtje.

Këtu duhet parashtruar pyetjen: po përse  presidenti Putin nuk e përdori forumin e Kombeve të Bashkuara ose Forumin Ekonomik Botëror për të denoncuar autorët e këtij zhvillimi ogurzi në një fjalim flakërues për të gjithë botën, dhe si përshtaten këto argumente me faktin se vetë Rusia filloi riarmatimin masiv shumë përpara konfliktit të Ukrainës, përkatësisht nga viti 2007?  

Narrativa #3: Më në fund, presidenti rus Putin shpallet një njeri i shtyrë nga ndërgjegjja, i cili i ka kthyer shpinën Shtetit të Thellë (Deep State) dhe tani ka filluar ta çmontojë atë.

Ky supozim implikon padyshim mungesën e inteligjencës ose synimet vetëvrasëse të Putinit. Shpallja e luftës ushtarake ndaj Shtetit të Thellë (Deep State), i cili është krijuar gjatë shumë dekadash dhe është i armatosur deri në dhëmbë, është ndoshta një nga rrugët më të sigurta drejt rrënimit.

Por si duhet shpjeguar atëherë prapavija aktuale e luftës?

Mënyra më e mirë është të shkëputeni nga tre rrëfimet dhe në vend të kësaj të bëni pyetjen se kush përfiton nga gjakderdhja.

Këto janë kryesisht kompanitë e armatimit, të cilat janë fort në duart e kompanive të mëdha të administrimit të aseteve, të cilat jo vetëm që kanë të ardhura të mëdha nga rritja me shpejtësi e vlerës së blloqeve të tyre të aksioneve, por edhe nga paqëndrueshmëria në tregjet financiare të shkaktuar nga lufta. Meqenëse industria e armatimeve dominohet kryesisht nga sektori i IT-së për shkak të përparimit teknologjik, kemi të bëjmë me një të njohur të vjetër kur bëhet fjalë për fitimtarin më të madh të luftës – kompleksin dixhital-financiar. (si një qendër globale fuqie me dy lloje korporatash: Kompanitë e IT: Apple, Alphabet, Amazon, Microsoft dhe Facebooku dhe Menaxherët e aseteve: Blackrock, Vanguard, Fidelity dhe State Street). 

Ai, nga ana tjetër, është gjithashtu përfituesi më i madh nga kriza shëndetësore që na ka prekur për dy vjet e gjysmë – nëpërmjet kompanive farmaceutike, të cilat janë gjithashtu fort në duart e menaxherëve të mëdhenj të aseteve dhe – ashtu si industria e mbrojtjes – dominohen gjithashtu nga industria e IT.

Si lufta në Ukrainë, ashtu edhe kriza shëndetësore po kontribuojnë në një rishpërndarje gjigante të vazhdueshme të pasurisë nga poshtë-lart, ku ata që përfitojnë më shumë janë ekskluzivisht elita dixhitale-financiare.

Në të njëjtën kohë, lufta dhe kriza shëndetësore po shkatërrojnë klasën e mesme, duke shkatërruar financat publike dhe duke shkaktuar dëme të pariparueshme në ekonominë e gjerë, duke çuar në mungesa ushqimore, ndërprerje të energjisë dhe pengesa të zinxhirit të furnizimit në javët dhe muajt e ardhshëm, së bashku me përshpejtimin e inflacionit dhe do të krijojë kaos social të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por si lidhen këto zhvillime të ndryshme? A është kompleksi dixhital-financiar i pavetëdijshëm për natyrën shkatërruese të axhendës së tij?

Përkundrazi.

Ajo që ne po përjetojmë nuk është gjë tjetër veçse procesi i “shkatërrimit kreativ” të përshkruar nga Klaus Schwab në librin e tij “The Great Reset”. Sistemi global ekonomik dhe financiar, të cilit kompleksi dixhital-financiar i detyrohet ngritjen e tij, është në fazën përfundimtare dhe nuk mund të shpëtohet më me siguri absolute.

Për këtë arsye, në prapavijë është përgatitur prej vitesh një sistem i ri i bazuar në paratë dixhitale të bankës qendrore dhe synon t’i nënshtrojë njerëzit pranë bankave qendrore dhe në këtë mënyrë ta nënshtrroje shtetin, i cili tashmë është plotësisht i dominuar nga kompleksi dixhital-financiar. Në rrethana normale, shumica e njerëzve nuk do ta pranonin kurrë këtë përmbysje. Për këtë arsye, kompleksi dixhital-financiar po ndjek strategjinë e tij aktuale për futjen e parave të reja: shkatërrimin e qëllimshëm dhe grabitjen e njëkohshme të pakufizuar të sistemit ekzistues dhe krijimin e qëllimshëm të kushteve kaotike ekonomike dhe shoqërore. 

Kjo taktikë është krijuar për t’i vënë njerëzit nën një presion të madh, saqë ata do të kapen edhe pas një kashte (një diçkaje të vogël) vetëm e vetëm për t’u rikthyer në një jetë normale të arsyeshme. Pikërisht kjo kashtë është tashmë pjesë e planit: bankat qendrore me siguri do të prezantojnë paratë e reja dixhitale në formën e të ardhurave bazë universale, duke ua hedhur atë njerëzve në terren si një lloj litari shpëtimi dhe duke e bërë prezantimin e saj, e gjithë kjo do të duhet të duket si një akt humanitar për shpëtimin e njerëzimit. 

Kjo përmbysje historikisht unike po organizohet aktualisht jo vetëm nga vetë kompleksi dixhital-financiar, por edhe nga organizata të shumta që ai vetë i ka nënshtruar, rrëmbyer apo edhe themeluar.

Këto organizata përfshijnë banka qendrore, media kryesore, politikën, universitete të mëdha, fondacione të shumta si Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, Forumi Ekonomik Botëror, por edhe FMN, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, aleanca e vaksinimit GAVI, ID 2020 dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja Better-Than-Cash-Alliance. 

Ky front i përqendruar i aleatëve të kompleksit dixhital-financiar aktualisht po e shtynë axhendën e “The Great Reset”-it në mbarë botën. Fatkeqësisht, gjatë dy viteve e gjysmë, ajo ia ka dalë ta bëjë këtë me shpejtësi të madhe duke e shfrytëzuar pandeminë.

Por kjo nuk duhet të dëshpërojë askënd. Për shkak të pasojave shkatërruese të agjendës së tyre, aktualisht po shohim një humbje të besimit të publikut te politika, te mediat kryesore dhe te mjetet e tjera të kompleksit dixhital-financiar. 

Kjo prirje sigurisht që do të intensifikohet në kohën e ardhshme dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për të avancuar sqarimin mbi një bazë të gjerë rreth sfondit real dhe prodhuesve aktualë të krizave të mëdha të kohës sonë.

Duke vepruar kështu, duhet të kemi gjithmonë parasysh: Kushdo që madje fillon të shohë ‘The Great Reset”-in nuk do të jetë më i gatshëm të drejtohet pa rezistencë në burgun dixhital të planifikuar. Pikërisht kjo është arsyeja e sulmit gjithnjë në rritje ndaj lirisë së shprehjes dhe censurës në rritje të zërave kritikë që po dëshmojmë aktualisht: kompleksi dixhital-financiar e di shumë mirë se ata që i ka humbur tanimë për axhendën e tij nuk ka për t’i bërë kurrë më për vete. 

Ernst Wolf, nje ekspert ne fushen e financave konstaton tre zhvillime:

1. Shpërbërja e sistemit financiar global pas 77 vitesh

2. Fundi i kapitalizmit pas dy shekuj e gjysmë

3. Rënia e demokracive qytetare

Pesë ngjarje:

1) Masat e Koronës nuk mbarojnë, por modifikohen më tej.

2) Bizneset e vogla dhe të mesme po futen gjithnjë e më shumë në telashe.

3) Inflacioni po lulëzon ndërsa FMN dhe BQE vazhdojnë të krijojnë para të reja.

4) Gjithnjë e më pak të punësuar përballen me gjithnjë e më shumë përfitues.

5) Thellohet ndarja e shoqërisë.

Kush qëndron pas kësaj?

Kompleksi Financiar Dixhital (KFD) si një qendër globale e fuqisë me dy lloje korporatash:

I. Kompanitë e IT: Apple, Alphabet, Amazon, Microsoft dhe Facebooku me një vlerë te perbashket tregu prej 9.1 trilion dollarë. (vetem per krahasim: Vlera e tregut te Gjermanise, Frances dhe Italise sebashku eshte 8,6 trilion dollare)

II. Menaxherët e aseteve: Blackrock, Vanguard, Fidelity dhe State Street që menaxhojnë 22.6 trilion dollarë. Ata kanë një sasi gjigande të dhënash. (vetem per krahasim: Vlera e tregut te te gjitha shteteve te Bashkimit Europian sebashku eshte 15.7 trilion dillare)

Kompleksi Financiar Dixhital KFD si një përzierje e fuqisë financiare dhe të dhënave mund të gjunjëzojë çdo shtet, çdo kompani dhe çdo organizatë ose ti bëjë ata që të heshtin.