Shkruan: Agron SHERIFI
Biseda e shkurtër me votuesin dhe debatet njëmujore (një herë në 4 vjet) dhe sidomos me klasën e varfër, janë dëshmia më e fuqishme e subjekteve politike për manipulimin kapital që ata i bëjnë shoqërisë! Shtabet hapen njëherë në katër vite dhe atë për një muaj! Pse nuk mbahen hapur të njëjtat, në mënyrë që të përcillen hallet e qytetarëve nga shtabet lokale tek ata qendrore përgjatë gjithë mandatit! Njëmuaj gënjeshtra dhe katër vite tradhëti, heshtje e pasurim brenda natës i subjekteve politike! Kjo është vetëm një arsye që publikisht e deklaroj se nuk do ta mbështesë asnjë subjekt politik dhe do të bëj lobim maksimal për bojkot, duke filluar nga familja ime, të afërmit dhe miqësia! Respekt për gjithkënd, keqpërdorim të votës për askënd; mos e gëzofshi asnjë beneficion nga vota e manipuluar të gjithë ju që mendoni të pasuroheni me hakun e popullit, me taksat e varfënjakëve të cilët janë aty ku janë shkaku i juaj!