“Më fal Kadri”, anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së aderon në Vetëvendosje

0
23

Anëtari i Këshillit të PDK-së ka publikuar një foto me kryeministrin Kurti ku ka njoftuar largimin nga Këshilli drejtues i PDK-së.Fejza i ka kërkuar falje ish-kreut të partisë, Kadri Veseli për dorëheqjen.

“Një takim miqësor me ish-kolegun e studimeve, prijësin e proceseve dhe të demonstratave studentore, mikun tim, Albin Kurti, tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilin edhe fizikisht e urova për sukseset e arritura në garën zgjedhore të 14 Shkurtit, ka shkruar ai ndër të tjeraNjoftimi i plotë: Natyrshëm biseda filloi me kujtimet dhe nostalgjitë studentore të viteve të 90-ta, ku për shqiptarët në Kosovë, arsimimi dhe studimet universitare ishin një nga shumë sfidat jetësore të kohës! Me gëzoi edhe fakti se miku tjetër i im, Arianiti (i vëllai i Albinit) bashkë me kolegë tjerë kanë ndërtuar një karrierë briliante prej profesori dhe shkencëtari ndërkombëtar në fushat e Inxhinierisë Elektroteknike dhe Teknologjive Inovative dhe po e përfaqësojnë me nderë vendin tonë në arenat më të avancuara botërore!

Kryeministrin Kurti e njoftova se ne mesin e shumë profileve arsimore edhe në shkollën tonë profesionale është hapur profili arsimor teknologjik dhe inovativ, Mekatronika, por që për arritjen e sukseseve po sfidohemi me vështirësi dhe me mungesë të kushteve infrastrukturore!

Kryeministrin Kurti e urova dhe e përgëzova edhe për kandidatin e tij në garën zgjedhore për udhëheqjen dhe qeverisjen e komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina, e të cilit me modesti i premtova votën time një e drejtë qytetare për ndryshime pozitive, dhe obligim i kandidatit pretendent për qeverisjen e tij katërvjeçare!

Takimi me kryeministrin është organizuar me dt. 08 Tetor, brenda pak orësh të kërkesës sime( E falenderojë për vendosjen në agjendën e tij).

P.S. Nga sot e liroj pozitën në Këshillin Drejtues tē PDK-së, dhe njëherit falënderoj përzemërsisht 71 votuesit në Drenas, 160 votuesit nga të gjitha komunat e Kosovës si dhe aktivistë dhe lobues të ndershëm anembanë Republikës së Kosovës, respekti për ju është i përhershëm!

Njëherësh për shkak të parime njerzore e ndjejë për obligim t’i kërkojë falje publike kryetarit Veseli, për këtë dorëheqje pa prezencen e tij fizike në Kosovë, i urojë shëndet, drejtësi dhe kthim të shpejtë me të gjithë shokët e tij të luftës Çlirimtare” thuhet në njoftimin e Afrim Fejzës./kosovaime.tv