Projekti me titull ‘ Më ke parasysh mua, më mëso një fjalë’ ne kuadër të Erasmus Plus, Shkolla Fillore Komunale ‘ 7 MARSI’ ishte nikoqire e rradhës. Pjesëmarrësit të cilët qëndruan pesë ditë ishin nga Greqia, si bartëse e projektit, Lituania, Italia dhe Turqia u mirëpritën nga drejtoresha e shkollës Fitore Qirezi, ndihmës drejtori Ajdin Ramadani, kordinatori i shkollës Blerim Livoreka dhe nga arsimtarët tjerë të shkollës. Në ditën e parë nga kjo shkollë u organizua manifestim me valle dhe këngë të ndryshme tradicionale. Pjesëmarrësit vizituan dhe Kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, ku dhe biseduan rreth aktiviteteve në lidhje me shkëmbim përvojash të arsimtarëve, me përmbajtje mësimi i gjuhës angleze përmes lojrave online. Në ditën e dytë u mbajtë dhe seminari nga arsimtarja Fitore Rexhepi si eksperte për motivim dhe kreativitet të nxënësve gjatë mësimeve në gjuhën angleze. Ditëve në vijim pjesëmarrësit vizituan dhe monumente historike si ‘ Çifte Hamam’, ‘Muzeu Arkeologjik’, Shtëpia përkujtimore ‘Nënë Tereza’, Xhamia ‘ Mustafa Pasha’ dhe kisha ortodokse ‘Sveti Spas’. Gjithashtu vizituan dhe destinacionin dhe liqenin artificial ‘Matka Canyon.
Gjatë ditëve në vijim vizituan dhe Qytetin e Ohrit me monumente të ndryshme historike. Ja vlenë të theksohet në këtë kohë, jemi një shoqeri produktive sidomos në fushën e arsimit, dhe të vazhdojm të njohim kultura të ndryshme!



Shkruan: Blerim Livoreka