Ministri Mehaj ftohet në SHBA nga ISOA, në mesin e 300 zyrtarëve shtetëror nga e gjithë Bota

0
241

Edhe një udhëtim i radhës në SHBA për një ngjarje shumë të rëndësishme!
I nderuar dhe shumë mirënjohës për ftesën zyrtare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit (ISOA), sot kam udhëtuar përsëri në Washington.

Do të kem privilegjin e madh të marrë pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s, në mesin e mbi 300 personaliteteve zyrtare nga e mbarë Bota, ministra e shefa të mbrojtjes, diplomatë, përfaqësues të agjencive shtetërore të industrisë së mbrojtjes nga SHBA dhe vende partnere të saj.

Gjatë kësaj vizite do të kem përsëri takime me autoritete të rëndësishme zyrtare amerikane dhe autoritete të industrisë së mbrojtjes.

Samiti 2021, ndër të tjera, do të ketë sesione me temat për Sigurinë Kibernetike; Reforma të Prokurimit të Mbrojtjes; Gratë, Paqja dhe Siguria; Pandemitë dhe Sigurinë Ndërkombëtare Shëndetësore, etj. ku do të prezantojnë ambasadorë, autoritete të larta nga Departamentit të mbrojtjes, Departamentit të Shtetit, senatorë, kongresmenë etj.

Pra, përmbajtje e nivelit të lartë, kritik për misionet ushtarake dhe mundësi e shkëlqyeshme për krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit në funksion të interesit të përbashkët.

Burimi: diasporashqiptaree.com