Ministri Mehaj vizitë në SHBA, ku do të takohet me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon

0
192

Ministri Armend Mehaj:

Vizitë shumë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot me delegacionin tim, kam udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA.

Gjatë kësaj vizite njëjavore do të takohem me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite do të takohem edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe do të marrim pjesë në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjatë kësaj vizite do të takohem edhe me përfaqësuesit e shërbimit diplomatik të vendit tonë si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan.
SHBA , ishin , janë dhe do të jenë gjithmonë miqtë dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm.

Me besimin e plotë, sikur deri më tash, do të rrugëtojmë së bashku dhe të vendosur drejtë realizimit të vizionit tonë euroatlantik.

Zoti e bekoftë gjithmonë miqësinë tonë të përjetshme!/diasporashqiptaree.com