Misioni i rradhës në kuadër të Erasmus Plus

0
230

Misioni i rradhës në kuadër të Erasmus Plus Projekti ‘COUNT ME IN TEACH ME A WORD’ në kuadër të programit Erasmus Plus, Shkolla Fillore “7 MARSI” – Shkup me mësimdhënësit Blerim Livoreka, Teuta Ajeti, Fitore Rexhepi dhe Arlinda Paliku Ismaili morrën pjesë me mision kësaj rradhe në Biržai të Lituanisë.

Ne si delegacion nga Maqedonia e Veriut dhe ekipet partnere si Italia, Greqia, Turqia u mirëpritëm nga arsimtarët e shkollës fillore “ATŽALYNO” pagrindine mokykla në mënyrë solemne me valle dhe këngë të ndryshme lituaneze.

Gjatë ditës së parë vizituam qytetin Biržai, gjithashtu liqenin Šinvena Astravas Manor, Kullën e pamjes së Kirkilait, Sinkhole Kastike ndryshe si ‘Shpella e Lopës’ dhe Parku Likenai, një Park që na lë përshtypje me bukuritë e saj mahnitëse.

Në ditën e dytë, u mbajtë trajnim me nxënësit e klasës së tretë nga prezantuesit grek dhe italian. Gjatë aktiviteteve në vijim u mbajt dhe trajnimi për mësimdhënësit nga prezantuesja eksperte Migle Ogorodnikoviene. Si program edukativ vizituam muze të ndryshëm dhe për të vequar ishte muzeu Sodeliškiai Manor.

Gjatë ditës së tretë vizituam kështjellën Trakai dhe Gediminas në kryeqytetin Vilnius.

Në ditën e katërt u mbajtë dhe trajnimi i rradhës me nxënësit e klasës së katërt nga ekipi turk dhe ekipi jonë nga prezantuesja eksperte Arlinda Paliku Ismaili. Gjatë programit edukativ vizituam dhe fermën e deleve Milišiūnai. Gjithashtu në mbrëmje vizituam Kalanë Biržai me traditë dhe mikpritje të tyre të quajtur ‘Nga një kokërr në një këngë’.

Projekti me titull “COUNT ME IN TEACH ME A WORD” vazhdoi akoma të përfshin një sërë aktivitetesh ku u krijuan lidhje të rëndësishme midis përvojave të mësimdhënësve me partner të ndryshëm evropian.