“Monstra”: Sela pyet Zaevin, cila është “e vërteta e tmerrshme”

0
31

I pyetur nga gazetari lidhur me proçesin gjyqësor “Monstra” dhe fjalët e Prokurorisë për burgim të përjetshëm, Sela ka thënë se është i tmerruar se si është e mundur që të gjykohet një rastë i këtillë kur dihet se faktet dhe dëshmitë për këtë rast i ka mbledhur Jankullovska dhe Mijallkov.

“Është e pa logjikshëm që një proçes gjyqësorë siç është ,,monstra” të gjykohet duke u bazuar në dëshmitë për të cilat dihet se janë mbledhur nga Jankullovska dhe Mijallkov bashk me atë zv.Ministrin e BDI përmes një konference për shtyp gjykuan disa qytetarë shqiptarë.
Është për tu çuditur edhe më deklaratën e Kryeministrit aktual Zoran Zaev i cili në 2016 pati deklaruar se e vërteta për ,,Monstra” është e tmerrshme, prandaj un e pyes publikisht Zoran Zaevin, Cila është ajo e vërtet e ,,tmerrshme” sepse duhet parasysh që Zoran Zaev nuk është një qytetarë i rëndomtë por në atë kohë ishte personi që posedonte materjale të përgjuara dhe kjo e bën përgjegjës për deklaratën e dhënë publike,un nuk kanë informacione,por Ai duhet të ftohet minimumi si dëshmitarë në këtë rast”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në TV Shenja.

Ai gjithashtu tha se të gjykosh një rastë dhe lëndë të formuar nga Geshkovska është jashtë çdo logjikë,sepse po këta eksponent që aso kohe ishin opozitë e dijnë se kishim një regjim dhe ky rast ndodhi pikërisht në kohën e regjimit.

Sela ka thënë gjithashtu se nga ajo që kemi dëgjuar nga Prokurorja Fetai,më shumë ngjan në një proçes për të shfajsuar Trajko Veljanovskin sesa për të dënuar dikend,kjo është çmenduri nga ajo që dëgjojmë,çfar i duhet një prokurore që të përmendë Trajko Veljanovskin kur dihet se ai nuk është pjesë e këtij proçesi gjyqësorë.

Kryetari i ASH-se, vlerëson se kryeministri Zoran Zaev po tenton të krijoj një grup brenda VMRO për të kontrolluar atë dhe për ti pasë gjërat nën kontrollë. https://fol.mk/