



Delegacioni me mësimdhënësit Blerim Livoreka, Teuta Ajeti, Muhamet Idrizi dhe Fadil Guri, si dhe shtetet partnere Turqia, Greqia dhe Lituania në kuadër të programit Erasmus, ishim të mirëpritur nga stafi i mësimdhënësve italian të shkollës fillore INSTITUTO COMPRENSIVO G.VERGA COMISO (RG). Nuk munguan aktivitetet tradicionale si orkestrim me valle tradicionale dhe kulturore italiane. Gjatë pesë ditëve vizituam shum monumente historike si muzeji i shkencave natyrore, bibliotekën e qytetit dhe objektete tjera kulturore. Në ditën e dytë u mbajt dhe trajnimi ne kuadër të projektit, prej dy ekspertëve Donatella Fitzgerald si konsulent arsimor Pearson dhe trajnuesja Vanessa Hartson. Unë kisha një aktivitet me temë ‘gjuha angleze nëpërmjet storjeve’ me nxënësit e klasës së tretë. Në ditën e tretë shkuam në qytetet Taormina dhe Catania duke vizituar qendra historike. Në ditën e katërt vizituam Ragusa ibla, një qytet i çuditshem barok. Ekipet e pesë shteteve partnere u mirëpritëm edhe nga bashkia e qytetit, nga kryebashkiaku Maria Rita Schembari. Kryebashkiaku mbajti një fjalim për ne mësimdhënësit të cilët kryejmë aktivitete rekreative me shkëmbim të frytshëm të metodologjisë së mësimdhënies. Faleminderim për stafin e mësimdhënësve italin, e në veçanti për kordinatoren e shkollës fillore INSTITUTO COMPRENSIVO G. VERGA COMISO ( RG ) Francesca Belluardo!
Shkruan: Blerim LIVOREKA