Ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

E pas vendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në Listën e zezë të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë nga Kosova.
Sipas tij, ka indikacione se edhe politikanë të Kosovës që kanë penguar procese në momente të caktuara do të përfshihen në Listën e zezë në të ardhmen.
“Po, absolutisht do të ketë. Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”, ka thënë ish ambasadori Avni Spahiu./botasot.info