Home Lajme LAJME Pasi Kosova Pranoi Artilerinë Nga ShBA, Rusia “Telefonon” Menjëherë, “Mos Luani Me…”

Pasi Kosova Pranoi Artilerinë Nga ShBA, Rusia “Telefonon” Menjëherë, “Mos Luani Me…”

0
Pasi Kosova Pranoi Artilerinë Nga ShBA, Rusia “Telefonon” Menjëherë, “Mos Luani Me…”

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka reaguar ndaj donacioneve ushtarake që Kosova ka pranuar së fundmi nga Amerika.

Në një cicërimë në ‘Twitter’, nga ambasada ruse thonë se ShBA duhet të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44 dhe të heq dorë nga politika e furnizimit me a rmë dhe pajisje të tjera ushtarake të Prishtinës.

“I bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndjekë rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44 dhe të braktisë politikën e furnizimit të Prishtinës me a rmë dhe pajisje tjera ushtarake.

Hapat e tillë provokues minojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ngrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Ky reagim nga diplomatët rusë erdhi pas një donacioni me automjete të blinduara të tipit ‘ASV’, që Forca e Sigurisë së Kosovës pranoi nga ShBA-ja.Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, kishte bërë të ditur se këto automjete ishin vetëm kontingjenti i parë i donacionit të SHBA-së.

“Këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në vazhdim” kishte njoftuar Mehaj. /fakte.buzz