PDK dhe Bërnabiq me reagim të ngjashëm për aksionin e policisë në veri

0
198

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i ka bërë thirrje NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë pas situatës në veri të vendit nga aksioni i Policisë kundër kontrabandës.

Brnabiq thotë se NATO dhe KFOR-i duhet ‘ta frenojnë Albin Kurtin’.

Thërras bashkësinë ndërkombëtare, NATO-n dhe KFOR-in, që të reagojnë shpejt dhe ta ndalin Albin Kurtin. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është moment i fundit për një aksion të domosdoshëm e të qartë që do të ndalonte politikën e cmendur që po e ndjek Prishtina.

ka thënë Brnabiq.
Ana Bernabiq, kryeministre e Serbise

Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe një përfaqësues i PDK-së, përkatësisht Ilir Gashi, i cili ka thënë se duhet të ndalet Albin Kurti sepse do ta kallë vendin “për Agim Bahtirin”, ka transmetuar portali Syri.

Ilir Gashi – PDK

Ngjashëm ka reaguar edhe drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovë e Metohinë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se ky aksion është edhe një provikim i kryeministrit Albin Kurti, transmeton B92.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit dhe disa lokacione të ndryshme.Gjatë aksionit, Policia ishte penguar nga banorët serbë të kësaj ane dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës dhe të ndërhyjnë me autoblinda. /Observeri.com