Lidhur me zerat e fundit qe degjojme apo thene ndryshe – dukurite e turpshme si (ngacmimet dhe abuzimet e te miturve, droga, alkoholi, prostitucioni, kamata, perdhunimet, perfshire dhe vrasjet e shpeshta ne familje), mund te themi lirisht se FATKEQËSIA jone qendron ne ate se ne i besojme keto gjera vetem kur i shohim ne ekranet televizive si dhe ne rrjetet sociale pasi ndodhin ngjarjet… Nuk ka asnje dyshim se shume nga keto ngjarjet jane me se te verteta FATKEQËSISHT! Lufta jone e perbashket si dhe qellimi yne kryesor nuk eshte gjuha e urrejtjes apo frika, por denoncimi i tyre si dhe edukimi i brezit te ardhshem ne menyre qe te mos prodhohen monstra te tilla, si dhe te mos perseriten ngjarje te cilat kur i degjojme nuk duam qe t’i besojme…! Sa i perket termit EDUKIM SEKSUAL, i cili perdoret shpesh ne tentative per tu futur si lende neper shkolla ne te ardhmen, duhet qe te jemi shume te kujdesshem dhe te bejme dallimin ne mes fjales EDUKIM si dhe DEVIJIM! Nje miku im ma shtjelloi me dyshim dhe shqetesim, i cili na shoqeroi edhe neve qe ishim te pranishem! Duhet qe te shohim mprehte se ne cilat rruge pershkojme pavaresisht edhe nese e kemi qellimin e paster, ne menyre qe te mos na mallkojne nje dite brezat e ardhshem… Te inicosh te riun duke i permendur terma te panjohura per te dhe me fotografi sipas asaj qe duket se eshte propozim per tu praktikuar me vone, s’ka se si te mos jete devijim nga rruga e drejte ne kohen me te rrezikshme per te (ne fazen e pubertetit)! Syçele dhe te kujdesshem se ç’bejme dhe ç’mbjellim tek te rinjte tane – tek segmenti me i rendesishem i nje shteti…
Agron Sherifi 27.05.2021