POROSI DHE VETËKRITIKË NË KOHËRA TË TURBULLTA!

0
177

Një proverbë popullore thotë; “Nga limoni shtrydh lëngun dhe më pas bëj limonadë”! Andaj, jo çdo gjë që na duket “e keqe” ose e vështirë, është medoemos edhe e tillë, sigurisht nëse ne përpiqemi që nga vështirësitë të nxjerrim më të mirën tonë duke filluar nga mendimi pozitiv! Mendimet tona përbëjnë jetēn tonë, ndaj në këto kohëra të vështira ku zhvillimi i hovshëm i teknologjisë na ka PARALIZUAR, duke na bërë që ta lëmë anash pjesërisht ose krejtësisht aktivitetin fizik, qoftë të ecurit, të vrapuarit ose biçikletën, është pikërisht koha e duhur që të përpiqemi t’i kthehemi natyrës njerëzore (duke ecur më tepër, duke ndenjur në natyrë më shpesh dhe duke u marrë me aktivitete të ndryshme fizike) dhe me këtë – të “keqen” ta kthejmë në dobinë tonë, ndërsa veturat t’i përdorim në raste të domosdoshme dhe më të nevojshme! Të mos harrojmë se mendimet bëhen veprime, veprimet kthehen në shprehi dhe gradualisht arrijmë në rezultate pozitive të cilat përbëjnë ndryshimin rrënjësor të ciklit të jetës më të mirë dhe shembullit konstruktiv për gjeneratat e reja!

Agron Sherifi 09.03.2022 👊