Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Nesër marrim vaksinat nga Serbia!

0
109

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese ka informuar se gjatë ditës së nesërme do të pranojnë dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga Serbia, shkruan Alsat.

“Nesër në ora 10 në vendkalimin kufitar Tabanoc do të arrijë dërgesa e parë me vaksina nga Republika e Serbisë. Në pranim-dorëzimin do të marrin pjesë delegacion nga Republika e Serbisë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuqiç, kurse nikoqir do të jetë kryeministri Zaev”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes Serbisë ka siguruar 8 mijë doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19./Alsat