Rrefimi dhe apeli im: Vota ime eshte per Kercoven shqiptare

0
341

Shkruan: Dervish ALIMI

Une gjithmone jam udhehequr nga obligimi per te dhene kontributin tim modest per te miren e kombit tim perpara te mires se partise ku kam aderuar. Kete e kam bere edhe perpara konfliktit te 2001, qe nga viti 1994 kur kam aderuar ne PPD si i posadiplomuar, por te cilen kam ditur ta kundershtoj ne vitin 1997 kur ka devijuar me ligjin e ndarjes teritoriale dhe eshte zhytur ne vitin 1998 ne kthetrat postkomuniste, qe pastaj te jap kontributin tim modest intelektual ne drejtim te krijimit te klimes politike dhe te sensibilimit te opinionit publik dhe te sigurimit te perkrahjes se popullit tim ndaj strukturave luftarake gjate periudhes se konfliktit.
Postet dhe interesat personale nuk kane qene asnjehere prioriteti im numer nje. Edhe perpara konfliktit kam qene i propozuar per poste drejtuese, si ne diplomaci, si psh. konsull i propozuar ne Itali nga PPD, ashtu edhe ne arsim si zv. drejtor gjimnazi, por edhe pas konfliktit te armatosur, doren ne zemer ne v. 2002, ne kanale private shoqerore, me eshte ofruar shansi te bej karriere diplomatike, duke filluar me postin e sekretarit te pare ne Ambasaden e Bullgarise, te cilin e kam refuzuar per shkaqe subjektive dhe objektive, sepse une isha dhe jam i permbushur me realizimin e endrres sime te karrieres akademike.
Edhepse kisha shpresa dhe pritshmeri te medha ne kurorezimin e interesit tone kombetar nga subjekti politik i BDI, nga deshperimi ne vitin 2004 aderova ne PDSH si atehere partia e vetme opozitare, e udhehequr nga Arber Xhaferi, politikologu dhe teoricienti me i mire ne trojet shqiptare, jo sepse pashe aty ndonje karriere te ndritshme politike personale, por sepse e zgjodha me vetedije rrugen me te veshtire te politikberjes, ate te vetesakrifikimit personal ne drejtim te luftimit te njemendesise dhe te artikulimit te konkurrences shumepartiake ne rrethin e Kercoves, tashme politikisht te verbuar nga deliri i vetepelqyeshmerise lokale, me ane te kultivimit te kultit te individit te figura e Ali Ahmetit, vetem dhe vetem sepse kercovaret i beri te ishin krenare qe i dhane kombit nje figure te njohur me diapazon gjithekombetar.
Per t’i shkundur bashkeqytetaret e mi nga gjumi, pranova te garoja ne nje gare edhepse paraprakisht te humbur (fale aleances se BDI me VMRO ne nivel lokal ne v. 2009), me te vetmin qellim qe ta riaktualizoja domosdoshmerine e zbatimit te ligjit per ndarje territoriale te 4 viteve me pare, ate te bashkimit te Kercoves ne kufijt e vjeter se bashku me fshatrat shqiptare te Zajazit dhe Osllomese…!
Edhe aderimi im ne Levizjen Besa ka qene i motivuar me qellime te freskimit te skenes politike ne terrenin shqiptar, i cili tashme kishte filluar te monotonizohet, por te cilen e braktisa mu ne diten e votimit te LB per hyrje ne qeveri, serish per shkaqe parimore, dhe asesi per qellime karieriste personale.
Edhe sot, ne vigjile te rrethit te dyte te zgjedhjeve lokale, duke e pare rrezikun e humbjes se Kercoves fale sherreve individuale dhe inateve personale ne taborrin e partise ne pushtet, e ndjej per obligim moral edhepse nuk e kam aspak per obligim politik, qe te deklarohem si intelektual dhe qytetar i shqetesuar me te drejte vote, se une e tejkaloj veten, i menjanoj rezervat e mia per perzgjedhjen e kandidatit me te mire te mundshem, i fal dhe harroj te gjitha intrigat dhe nderkembezat e kesaj partie ndaj meje si kundershtar i deridjeshem i tyre, sepse perpara meje po shfaqet nje prioritet me i madh, ai i interesit tim personal per ta pare popullin tim ne vendet udheheqese te administrates shteterore.
Prandaj me shembullin tim dhe ne emer te opozitarizmit tim te deridjeshem, deshiroj te apeloj ne ndergjegjen e bartesve te politikave opozitare ne Kercove, si dhe te protagonisteve politike qe morren pjese ne rrethin e pare dhe qe bejne nje gabim fatal me apelimin e tyre publik per abstenimin e zgjedhjeve, qe edhe ata ta bejne te njejten gje dhe t’ia shtrijne njeri tjetrit doren e pajtimit kombetar, sepse asnje hidherim dhe deshperim personal nuk e arsyeton distancimin dhe largimin e tyre nga korsia nacionale, dhe aq me pak sabotimin e qellimeve tona nacionale.
Emocionet jane momentale, por ne nuk duhet te udhehiqemi prej tyre, sepse arsyeja e shendoshe duhet gjithmone te jete udherrefyesi yne i vertete ne jeten private dhe shoqerore. Prandaj, ta leme veten tone te udhehiqemi nga ndergjegja dhe jo nga pasioni momental.
Te gjithe pesuam dhe mesuam nga keto zgjedhje. Per gabimet tona individuale mund te flasim pas tyre, por tani duhet ta mbrojme ate qe na ka mbetur per ta shpetuar, fytyren dhe krenarine kombetare. Secili prej nesh, ne vendlindje dhe ne diaspore duhet ta tejkaloje veten, dhe te del apo te vije diten e zgjedhjeve atje ku e therret kushtrimi kombetar.
Vota jone eshte e shtrenjte, por jeta e femijeve tane eshte edhe me e shtrenjte. Nese nuk e bejme per veten tone, ta bejme per brezat e rinj, qe ata te marrin shembull prej nesh se si te rriturit dijne t’i tejkalojne sherret dhe nuk dorezohen ne pengesen e pare qe u del perpara, ne menyre qe edhe ata ta shohin se per gjerat e bukura ia vlen te durosh dhe te luftosh.
Edhe nese prej dikujt jam keqkuptuar, edhe nese dikend e kam zhgenjyer, une e rikujtoj, se une perhere kam zgjedhur interesin kombetar perpara atij partiak dhe individual, dhe ky apel eshte edhe nje hap i im ne kete drejtim.
Mund te gaboje individi, mundet edhe partia, por kombi nuk guxon te gaboje asesi. Inshalla dalim faqebardhe edhe kete here…!