SHBA pritet të iu vendosë sanksione 50 personave në Ballkan, mes tyre edhe politikanë

0
47

Sipas një shkrimi në konton e Twitter të Institutit për Siguri Ndërkombëtare në Beograd të shkruar nga Orhan Dragas bëhet fjalë për inidividë dhe nuk janë sanksione me shënjestër shtetet pasi sipas tij atëherë do të vuanin njerëzit e zakonshëm.

Orhan Dragan që drejton këtë institut të sigurisë në Beograd i ka thënë gazetës serbe Danas të premten se këto sanksione kanë rezultuar të suksesshme në Bullgari.

“Këto janë sanksione me cak individët dhe japin rezultat. Në bullgari janë treguar mjaft efektive, ku në listën e sanksioneve ishin 50 individë dhe kompani të afërta me Bojko Borisov. Dhe e shihni si ndikuan atje ku ai i humbi në mënyrë dramatike zgjedhjet.”

Dragas shtoi se njoftimi për sanksione është në përputhshmëri edhe me atë që jo shumë kohë më parë foli edhe Gabriel Escobar, i Dërguari Special Amerikan për Ballkanin Perëndimor. Kujtojm% se ai gjatë vizitës kishte thënë qartë se sanksionet ndaj politikanëve janë një mundësi reale.

“Dhe jo vetëm sanksionet, ka edhe mjete të tjera ekonomike që mund të caktohen jo vetëm kundër liderëve që kryejnë veprimtari anti-Dayton por edhe kundër atyre që i japin mbështetje, por edhe kundër kompanive që ju ndihmojnë” paralajmëroi ai. Edhe gjatë vizitës së Escobar në Mal të Zi, mund të dëgjohej nga Departamenti i Shtetit se po konsiderohej që zyrtarët e tanishëm dhe mëparshëm të pushtetit malazez t’iu vendosen sanksione “për shkak të rrezikimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe lidhjet me korrupsionin”.

Ligji Magnitsky që e përmendi Dragas për gazetën serbe Danas është miratuar në vitin 2012 në SHBA aplikohet globalisht për sanksionimin e atyre që qeveria e SHBA’së i sheh si shkelës të të drejtave të njeriut dhe ju ngrin asetet financiare dhe ju pamundëson udhëtimin në SHBA./kosovaime.tv