Shkruan: Agron Sherifi
Vrasja e një gruaje apo vrasja e demokracisë?! Si të doni quajeni, çfarëdo pushteti që të vijë nuk e justifikon veprimin e shëmtuar! Nuk ka asnjë shpjegim apo arsyetim që t’a mbulojë këtë krim kaq të shëmtuar! Kur një vend nuk është në gjendje të parashikojë ngjarjet e brendshme apo t’i parandalojë, por edhe t’i mbrojë të njejtat kurdo që të ndodhin, ai vend jep shenja që është shumë larg demokracisë, por edhe shumë afër dështimit të funksionimit normal dhe efikas të sistemit të tij!