SHBA zbarkon në brigjet shqiptare flotën ushtarake kundër Rusisë, në rast të pushtimit të Ukrainës

0
163

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendosur në gjendje gatishmërie, në rast të një pushtimi të mundshëm rus të Ukrainës. Dhe këtë gatishmëri e kanë shoqëruar, duke rritur praninë e forcave ushtarake në rajon. Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” është urdhëruar që të qendrojë në Mesdhe, pranë brigjeve shqiptare. Ajo ka numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë duke hequr dorë kështu nga plani fillestar për kalimin në Lindjen e Mesme përmes kanalit të Suezit.

Aktualisht, grupi i kryesuar nga “USS Harry S. Truman” ndodhet në detin Jon, vetëm pak milje në jug të Shqipërisë, në kufirin detar mes Italisë dhe Greqisë. Sipas raporteve, komanda e aeroplanmbajtëses mori urdhër direkt nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili anuloi planet e saj për kalimin në Lindjen e Mesme.

Lëvizja vjen pas rritjes së tensioneve në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Amerikanët kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Europë dhe Mesdhe pas rritjes së tensioneve mes Ukrainë dhe Rusisë. Putini ka vendosue, dhjetra mijëra ushtarë dhe mjete ushtarake vetëm pak kilometra larg kufirit me Ukrainën, një kërcënim i drejtpërdrejt ky për pushtim./trendnewzb.com