Ronaldo i pangopur: Dua të fitoj Kupën e Botës, është ‘qershia mbi tortë’

0
162

Cristiano Ronaldo synon të luajë edhe për shumë vite të tjera në nivele të larta dhe po ëndërron fitimin e Kupës së Botës me përfaqësuesen e Portugalisë.

Ronaldo ka fituar çdo trofe të mundshëm në aspektin individual po ashtu edhe klubesh, por mungon pikërisht vetëm Kupa e Botës.

“Nuk ka rëndësi mosha. Ajo që është e rëndësishme është mendja”, u tha Ronaldo gazetarëve.

“Momenti është i mirë, ndihem i lumtur, ndihem i mprehtë dhe në një moment të mirë në jetën time. Shpresoj të luaj shumë, shumë vite më shumë por kurrë nuk i dihet.

“Ky është futbolli, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër. Kur flas me djem të rinj gjithmonë them ‘shijoni momentin’ sepse kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Sytë e mi e shohin të ardhmen shumë, shumë të ndritshme, kështu që unë jam i lumtur me këtë”.

“Ende ëndërroj për Kupën e Botës me Portugalinë. Është e mundur…”, përfundoi Ronaldo që pas dy vitesh do të jetë në moshën 37 vjeçare.

TETOVA SOT