Studentët e UT-së morën pjesë në ligjëratën e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta

0
48

Më 11 janar 2022, një grup i studentëve nga Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” morën pjesë në ligjëratën që e mbajti Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni – Shkup.

Në ligjëratën, me temë: “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri”, morën pjesë studentë nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit tonë, të udhëhequr nga kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku.
Presidenti Ilir Meta, gjatë kësaj ligjërate u shpreh se duhet gjetur të gjitha format dhe mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë në rajon, duke shkëmbyer vlera kulturore, shkencore dhe ekonomike, për t’u bërë ballë sfidave që na presim në këtë mijëvjeçar të ri. Ai, më tej shtoi se, për të gjithë shqiptarët është shumë e rëndësishme që bashkërisht të punojnë, që në këto hapësira të mbisundojë ligji, vlerat evropiane dhe euroatlantike, demokracia dhe bashkëjetesa me të gjitha komunitetet, për të pasur një prosperitet dhe stabilitet të garantuar.

Studentët tanë e ndoqën me shumë kujdes ligjëratën e Presidentit Ilir Meta dhe njëkohësisht parashtruan edhe disa pyetje rreth të ardhmes së shqiptarëve në të gjitha trevat etnike.