Tash vertet jemi ‘shume afer’ integrimit ne Europe!

0
338

Pas telenoveles se djeshme kur nje deputet u fsheh, iku nga vendi apo u kidnapua, vertet u afruam dukshem drejt integrimit ne Europe. Tash vertet e meritojme qe nje praktike te tille te intimidimit apo korruptimit te deputeteve te popullit t’ua ofrojme edhe europianeve si produkt tonin original dhe praktike te mirefillte demokratike puro perendimore…!

Ata sigurisht qe do te jene shume te entuziazmuar me kete kulture ‘europiane” te praktimit te jetes parlamentare, ku kryeministri paralajmeron doreheqjen dhe pas disa ditesh bjen pishman dhe vazhdon ta udheheqë qeverine edhepse me me pak se gjysmen e shumices se nevojshme (derisa te gjejë te tjere!), ku deputeti i nje partie qe te mos e rrezoje qeverine largohet nga vendi, nga frika per jeten e tij ne nje shtet ku policia nuk ta siguron jeten, pasi deputeti kishte pasur frike ta thoshte mendimin e vet edhe perpara bashkepartiakeve me te afert, te cilet kishte mundur shume lehte paraprakisht t’i kundershtonte, per hir te bindjeve te tij te palekundura proeuropiane pa i marre parasysh pasojat per ardhmerine e tij politike individuale, dhe si shenje mospajtimi publikisht te distancohej prej tyre dhe te vepronte si i pavarur, por me perkrahjen e qeverise, apo ku nje deputet i shperblyer majme ne minutat e fundit zhduket vetem dhe vetem per ta sabotuar rrezimin e qeverise, duke e kompenzuar dhe siguruar keshtu edhe mosardhmerine e tij individuale ne skenen politike.

Po, tash vertet jemi shume afer integrimit ne Europe, pasi qe kete vision e kane vetem nje grusht individesh apo nja 2-3 grupacione politike, ndersa te tjeret syte i kane gjetke, edhepse femijet e tyre nuk mund te presin më te integrohen bashkarisht ne Europe, dhe e kane marre rrugen qe vete ta bejne kete, duke marre thesin me plaçkat e tyre per t’ia mesyer drejt tokes se premtuar, pasi paraprakisht e kane humbur durimin nga haperimi i ngadalte i trenit proeuropian te prinderve te tyre.

Edhepse politikanet tane properendimore kane bere kariere konstante dhe te gjate me premtimin per realizimin e shpejte te endrres europiane, duke trumbetuar dite e nate se ne e kemi vendin ne Europe si popull dhe njerez te civilizuar qe jemi, dhe se vetem europianet na e kane fajin qe nuk na kuptojme se sa fort i duam, dita e kaluar vertet ishte prova me e madhe dhe e pakontestueshme per ta merituar integrimin tone sa me te shpejte ne Europe…!

Atyre tash do t’u vije aq keq per ne duke pare se sa fort i duam, sa qe do te na i hapin krahet dhe dyert qysh muajin e ardhshem, pasi qe atyre u pelqen shume si e paraktikojme ne politiken, se si per ta mbajtur pushtetin sa me gjate ne jemi te gatshem edhe te “zhdukim” njerez nga faqja e dheut, vetem sepse na i rrezikojne karriket tona apo edhe na i prishin matematikat tone afarise. Ne fundja vetem ne pushtet dijme te jetojme, dhe s’mund ta paramendojme jeten tone ne opozite, marre parasysh se ne nuk jemi mesuar te punojme, por dijme vetem te ‘qeverisim’ per te jetuar.

Pas kesaj, jeta e qytetareve vertet do te permiresohet dukshem, sepse ne deshmuam se sa e duam Europen me fakte konkrete te pamohueshme, dhe mund t’u sherbejme edhe atyre si shembull, se si duhet te luftosh per te mbjetuar sa me gjate ne pushtet. Ky leksion per ta eshte pa dyshim shume i dobishem sepse do ta ndryshoje per te mire edhe praktiken parlamentare ne Europe…!

Pastaj nese nuk na duan neve, ka edhe me keq, pasi te tjeret duan te na çojne ne Rusi, pasi ata nuk e duan Europen, edhepse femijet e tyre marrin per dite pasaporta bullgare per te emigruar dhe punuar ne Europe dhe jo ne lindje, aq me keq ne Rusine komuniste. Keshtu qe ne do t’i detyrojme europianet qe te na zgjedhin neve si garante qevertiare te vetem te dashurise popullore proeuropiane, se te tjeret jane ‘djem te keqinj” edhepse vite me pare, kemi qeverisur edhe me ta ne nje bashkesi te lumtur partneriteti, fare te ‘parrezikuar’ ne rrugetimin tone proeuropian. Biles, kryeministrit te atehershem nuk i pritej shume dhe ia mbathi vete te jetonte ne Europe, dhe jo ne Rusi, se atje jeta nuk eshte shume me e mire se ketu.

Prandaj, te mos merzitemi fare, se me shpetimin e qeverise, u mbyll kapitulli i fundit i kushteve te kerkuara per mbylljen e mosmarreveshjeve me fqinjet, te permiresimit te standardit jetesor te qytetareve qe te mos kene nevoje te ikin nga vendlindja, te ‘perfeksionimit’ te rregullave te lojes ne garen politike dhe te garantimit te sigurise juridike te qytetareve te mbeshtetur ne nje gjyqesi te pavarur dhe te ‘paanshme’, e keshtu me rradhe.

Kush nuk ka durim dhe don te shkoje me heret ne Europe rrugen e ka te lire! Ne nuk ngutemi se na pelqen kolltuku qeveritar dhe ate do ta mbajme me çdo kusht. Pastaj, Europa mund te vije me heret tek ne, nese e ka me ngut. Nese jo, ne do te shkojme atje heret a vone, pasi qe treni tashme eshte nisur dhe ecen ngadale por sigurt. Kush e ka me ngut, le te shkoje me Aeroplan. Kush nuk e ka me ngut, le te behet me ne, dhe ne do t’i japim nje cope rroge ne administrate sa per te mbijetuar, por vetem me kusht qe te na votoje neve deri ne perjetesi.
Kjo eshte zgjidhja e vetme. Take it or leave it. Perndryshe, hasta la vista dhe ritakohemi se bashku ne Europe, kurdo qe te mberrijme atje, nese nuk e kemi gabuar rrugen!

Shkruan: Dervish Alimi