Shkruan: Florim AJDINI
„Asgjë nuk na e sjell fitoren, por vetvetja! Asgjë nuk na e sjell drejtësinë, përveç parimeve, vlerave morale dhe integritetit politik.“
Tanimë kur rezultatet e zgjedhjeve lokale, në Maqedoninë e Veriut, treguan qartë që Thundra e Akilit, ishte në shënjestër mirë të targetuar të shigjetës së drejtësisë, lufta e Trojës, po rikthehej në arenwn e betejave. Parisi paraqitet në skenën e luftimeve. Ai shikon kalin Trojan përpara dyerve të qytetit të tij! Në betejë, me shigjetën e tij kokëhelme, qëllon Akilin për vdekje në Thundër! Parisi ynë, nuk do vritet! Ai ngritet nga hiri, pikërisht si puna e Phoenix-it. Kali i Trojës, në debakël definitiv, së shpejti do të largohet! Troja heroike, prapëseprapë, do mbijetojë.
Një etapë e re në demokracinë e këtij vendi. Po hapen dyert e shpresës për popullin e lodhur tanimë me dekada, nga dekadenca, nipotizmi, proteksionizmi, anarkia, antimeritokracia. Të githa këto, antivlera të udhëhequra nga oligarkë, autokratë, kodoshë dhe çfarë tjetër jo, të politikave të mbrapshta shqiptare, por edhe atyre maqedonase. Kaos mjerimi dhe anarkie, që sot e njëmijë vjet, po e përjetojmë si makthin më të madh, që madje as komunizmi nuk ka e servoi!
Promotorë të këtyre analizave aq fine, që shpalosën fytyrat e fjetura të monstrumëve në pushtët, në radhë të parë të integristëve, që përçanë, ndanë dhe armiqësuan shqiptarin e shtypur, të gashëm si gjithnjë me valixhet në duar për të lëshuar vendin. Politika shterpe që shqiptarit të ditëve tona, ia humbën shpresën e durimit, tanimë për gati tri dekada, që sundimi i klaneve të tyre të paepura, të “Thundrës së hekurt”, njohu vetëm famë oligarke dhe interesa për benefite multidimensionale; nipotisto-proteksionisto-oligarkiste. Benefite që shkatërruan institucione, njerëz, familje, madje vlerat e një populli të tërë!
Pazaret e tyre politike kaluan në demensin e klaneve që harruan që në pacipësi, ngadalë por sigurtë, shitën vlerat e luftës së 2001! Pazaret e tyre të mendjes së droguar nga fama dhe korrupsioni, bënë më të tmerrshmen që mund t’i ndodh një populli. Bënë deideologjizimin e asaj që është tharbi i gjenezës etnike shqiptare. Duke eliminuar këtë ideologji mbarëkombëtare, integristët, më shumë herë dëmtuan trupin elektoral shqiptar, që nga dëshprimi dhe mjerimi ku i kishte sjellur, në dëshprim kanalizuan votën e tyre drejtë partive maqedonase! Që përfundimisht, nuk ishte asgjë tjetër, përveç rikthimit të dyfishtë të shqiptarit në përqafim të „fantazmës së vjetër jugosllave.“
Dhe si për çudi, atëherë kur hepen dyert e Sezamit, ndryshimi ndodhi! Tetova ky bastion i shqiptarisë, bie në duart e Besatarëve! Besa ky amanet shumëshekullor, po rikthehet! Një institucion i identitetit kombëtar, i betonuar para shekujsh, nuk harron bijtë e bijat e tija. Ajo rikthehet me një petk tjetër. Petkun e pastërtisë, shpresës, dëshirës për të shpëtuar bijtë e bijat e saja nga kameleonët kodosharë të pushtetit që lamë pas. Një subjekt i ri politik, që po kalitet në frymën e drejtësisë, pastërtisë dhe dashurisë për komb që sundohet nga e drejta elementare për jetë, shqiptarit i takon, me ligjet e së drejtës ndërkombëtare. Dyerët e kthimit të dinjitetit të shqiptarit si popull dhe ngritja e zërit të inteligjencës si gjenerues kyç i strategjive të pastra politike që shqiptarin do e çojnë drejtë ardhmërisë së ndritur.
Rezultati i zgjedhjeve lokale të 2021, hapi dyert drejtë një bote tanimë vizionare, që padyshim do të sillte ndryshimin. Ndryshimin që do rrëzonte Qevereinë aktuale të katandisur në paudhësi, për tu zëvendësuar me një „Koalicion pak a shumë të çuditshëm“, me palën maqedone, që për shqiptarët është e njohur të artikulojë politika segregacionale dhe antishqiptare. Një perceptim për që na rikthen në ngjarjet para ca viteve më parë! Ato të 27 prillit, që rezultuan me rrahje dhe shpërthim të një një mostolerance ndaj shqiptarëve në R. e Maqedonisë së veriut.
Vlera konceptuale të politikbërjes, kombëtare, që Lëvizjen Besa e shëndrruan në Fanarin e lirisë, që ndrit natën e terrët të pushtetit që për dekada po qëndron i droguar nga luksi në „foteljet e qelbura të patritizmit që promovojnë!“ Një mësim i mësuar, që rezultoi me grusht të fuqishëm qeverisë në bjerrje dhe dekadencë disadekadëshe multidimensionale. Një grusht i fuqishëm që trondit shkëmbinjë e male të tëra. Një grusht i fuqishëm që hap dyert e arsyes për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ishte ky ndryshimi i madh i “natës së Bartolomeut politik”, për sunduesit klasikë që shtrydhën shqiptarin, dhe shkatërruan institucionet e sistemit që me aq mund e sakrifica u ndërtuan. Institucionet që udhëhiqen nga klane injorantësh me back up të fuqishëm politik, që me kapadahillukin e tyre, shkatërrojnë gjithçka përpara vetes!
Është kjo, epoka e ndryshimeve të mëdha, të reflektuara nëpërmjet humbjes së thellë të LSDM-së, Fitores së madhe e VMRO DPMNE-se, humbje e madhe e BDI-së, që ky subjekt kaq shkatërrimtar i gjenetikës patriotike shqiptare, do deshironte sa me shpejte ta harronte, nuk është gjë tjetër përveç se Fitore e madhe e BESËS, qe hap dyert erërave te ndryshimit të shumëpritur. Partia BESA, sikur mbrenda natës të shëndrohej në një „lojtar vigan“, që ne skenën e dramës makabre të LDSM dhe BDI-së, goditi rëndë Thundrën e Akilit, që kësaj rradhe nuk pati dot shpëtim nga shigjeta e Parisit trim. Ky subjekt që deligjitimoi fuqishëm BDI-në, duke e shëndrruar atë në parti sulltanësh dhe klanesh që profitin individual dhe grupor e patën „light motive“ të politibërjes së turpit, ndërsa „famën e tyre të madhe“, e shëndrruan në një lëmsh keqkuptimesh, të cilit as Nostradamusi nuk do ia gjente fundin. Ky subjekt relativisht i ri, që përballoi „sfidat e tmerrshme të vetë shqiptarëve për t’u vetëshkatërruar dhe vetëdeligjitimuar“, sot po shëndërohet në pikë konvergjente politike, që me të madhe tërhjeq inteligjencën dhe popullin e dëshpruar që në pashpresë.
Tanimë, siqë thot edhe populli: “Çfarë ke bërë, atë do të ta bëjnë, është koha që edhe një më shuma t’ua shtojmë!” Kjo sepse ndryshe nuk ka mendje të ndritur të filozofit, apo politikanit pragmatik që do ta interpetonte ndryshe këtë fiasko që gjatë këtyre dekadave, në demes është kontrolluar nga prepotenca segregacioni që ushtronin grupet klanore dhe udhëheqësia e tyre, dhe që nuk kishte si të rezultonte përvec në një humbje që, për këtë subjekt politik, zhveshja e univormës së rrejshme të lufës, posa ka filluar! Nuk ka më „Casus Beli.“ Nuk ka më gënjeshtra! Mbaruan ata.
Sot votuesi shqiptar, është e i partizuar deri në palcë, por ai tanime e ka mirë dhe qartë të trasuar rrugën që duhet ndjekur, për të arritur tek e drejta dhe e verteta. Për të arritur deri tek shërimi i plagëve, që ky regjim i paskrupullt i thirrur në liri, drejtësi dhe barazi për shqiptarët, u shëndërrua në një Purgator të Dantes, ku populli ynë në ankth po pret verdiktin e ardhmërisë! Verdiktin që si popull, do të na çonte në parajsë apo ferr! Purgatori që tanimë me vite, po shkatërron rininë tonë, institucionet tona, dëshpron familje, inteligjencën shqiptare në vend e gjithandej, duke ardhur përfundimisht në konkluzionin që në emër të të drejtave tona të garantuara me luftën e 2001, si komb përfunduam të zhveshur nga petku i interesave kombëtar, por t‘u veshur me petkun e turpit, që autorët e pushtetmbajtësve të mëdhenjë, me „petkun e tyre të krenarisë madhore“, në pacipësi, me dekada po na e ofrojnë.
Dhe përfundimisht, Besa dhe Parisi, do të martohen! Ata to të kenë shumë fëmijë. Ata do të emërtohen: Drjtësi për të gjithë, punë për të gjithë, dinjitet për të gjithë, meritokraci për të gjithë ato që janë subjekt i kësaj vlere të madhe shoqërore. Këtij koncepti aq madhor dhe të rëndësishëm, që perëndimi e vëndosi në bazat e zhvillimit të tij të demokracisë multidimensionale. Këtij Bekimi që vetë Perëndia, njeriut, kësaj qenje të çuditshme, ia dërgoi për ta mbrojtur atë nga e liga shkatërrimtare, që ndodhet në vetë botën e tij të vockël! Këto fëmijë do të jetojnë, do të rriten, do të bëhen të bijtë e shekullit të ri, që me kokën lartë e faqebardhë, popullin e tyre, do e ngrisin në pedestalin e arritjeve që arrijtën popujt e civilizuar të meritokracisë së madhe. Troja nuk do zhduket kurrë!