Shkruan: Prof.dr. Florim Ajdini
Frika marramendëse e se ëmës së tij, nga goditja e mundshme, që përfundimisht shkatërroi dhe nënshtroi Trojen!
Ishte e vetmja, ishte nji dhe “Sui generis Thundër!”
Pyetem,
Sa Thundra të Akilit i kemi patur gjatë historisë dhe i kemi ne shqiptarët sot?! Numri i tyre është marramendës! Janë milionngjyreshe!
“Shpirti i Akilit”, kjo dekadencë morale e absurdit multidimensional të shoqerisë së bjerur, në të cilën përpëlitemi, pjesa dërmuese nga ne!
Thundra herostratiste, megalomane, autokrate, teokrate, kakistokrate, oligarke, materialiste, autoritare, injorante, sunduese në heshtje, gjakpirëse në emër të religjionit, të politikbërjes për liri, të politikbërjes së flashkët, për më shumë të drejta, për më shumë punë e barazi, për më shumë meritokraci, për më pak korrupsion multidimensional, për më pak nipotizëm e proteksionizëm klanor, për pak, madje vetëm pak, liri shprehje, përderisa trupin tonë rrjepin hiena e chagalë të heshtur të gjakut tonë të tërbuar si kurrë më parë!
Të gjitha këto Thundra të Akilëve shqiptarë, kurrë nuk do qëllohen shigjeta helmuese e Parisit Trojan!
Kurrë, madje kurrë, sepse këto janë Thundra shqiptarësh!
Andaj, shanset për t’i qëlluar janë një absurd, sepse Thundrat tona, bashkë me trupin tonë të Akilit, zhyten përfundimisht në thellësitë e ujit të turbullt! Ujit që vetë ne, dhe në demens kolektiv, e turbulluam!
Është ky “Pushteti i ujit të turbullt”, nga i cili kurrë kokën në sipërfaqe nuk do e nxjerrim, sepse Dielli ynëqë moti pushoi të shkëlqente!
Andaj, ndryshe nga “Helenët”, madje shumë më ndryshe, të përbuzur dhe të paudhë, plotë urrejtje dhe të përçarë skajshmërisht, Trojën në duart tona, kurrë më nuk do e kemi!Kësaj rradhe, si kurrë më parë, asaj zot kurrë më, nuk do t’i dalim! Apo ndoshta jam gabim?
Kësaj here, si gjithmonë, të humbur dhe kokëulur e hijerëndë, “hapërojmë rrugëve të paudhësisë së madhe!”
Shkrimi është shkruar enkas për http://inmediares.mk
Të drejtat e publikimit i kanë vetëm http://inmediares.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.