Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë

0
581

Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre pale ndërluftuese ishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.[1]

Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pa gjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej ngazyrtarët e NATO-s.[2] Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ulët të fitores me sulme precize, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,[3] si dhe me rezultatet të vonueshme.

Edhepse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtaretë NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.[4]

SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barren kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.[5]  Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,[6] disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.[7] Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani, 1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.[8]

SHBA:

USAF

  1. 36 avion A-10, që të gjithë të operuan nga baza ajrore Gioiadel Colle në Itali.
  2. 2 avion AC-130, që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
  3. 5 avion B-1B, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
  4. 6 avion B-2, që operuan nga Misuri në SHBA.
  5. 18 avion B-52, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
  6. 7 avion C-130, që operuan nga baza ajrore në Frankfurt të Gjermanisë.
  7. 4 avion E-3AWACS, që operuan nga Geilenkirchen, në Gjermani.
  8. 2 avion E-8 JointSTARS, që operuan nga Frankfurti, në Gjermani.
  9. 4 avion EC-130ABCCC, që operuan nga Aviano në Itali.
  10. 2 avion EC-130E që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
  11. 2 avion EC-135H, që operuan nga Aviano në Itali.
  12. 26 avion F-15C, që operuan nga Cervia në Itali dhe nga Lakenheath në Britani.
  13. 25 avion F-15E, që operuan nga Aviano në Itali.
  14. 88 avion F-16C, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
  15. 24 avion F-117, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
  16. 7 avion KC-10 që operuan nga Frankfurti në Gjermani dhe nga Moron në Spanjë.
  17. 208 avion KC-135 që operuan nga Aviano dhe Sigonelia në Itali; Brize Norton, St. Mawgan, Mildenhall, Fairford në Britani; Ferihegy në Hungari; Istres dhe Mont de Marsan në Francë, Moron në Spanjë.
  18. 3 avion MC-130, që operuan nga Brindizi në Itali.
  19. 10 helikopter MH-53, që operuan nga Brindizi në Itali.
  20. 2 helikopter MH-60, që operuan nga Brindizi në Itali.
  21. 4 avion OA-10, që operuan nga GioiadelColle, në Itali.
  22. 5 avion RC-135, që operuan nga Mildenhall në Britani.
  23. 2 fluturake RQ-1A që operuan nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë.
  24. 5 avion U-2 që operuan nga Sigonella, në Itali.

Nga Marina Amerikane

  1. 8 avion AV-8B, nga USS Kearsarge.
  2. 12 helikopter CH-46, nga USS Kearsarge.
  3. 9 helikopter CH-53, nga USS Kearsarge.
  4. 24 avion F/A-18C/D, që operuan nga Taszar në Hungari.
  5. 8 avion EA-6B që operuan nga Aviano në Itali.
  6. 2 avion KC-130, që operuan nga Bari në Itali.
  7. 8 helikopter MH-53H, nga USS Inchon.

US NAVY

  1. 2 avion C-2A, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
  2. 5 avion  E-2C, që operuannga USS Th. Rusvelt.
  3. 29 avion EA-6B, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga USS Th. Rusvelt.
  4. 2 avion EP-3, që operuan nga Rota në Spanjë.
  5. 28 avion F-14, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  6. 24 avion F-18C, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  7. 2 avion P-3C, që operuan nga Rota në Spanjë.
  8. 8 avion 5-3B,që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  9. 6 helikopter SH-60, që operuan nga USS Th. Roosevelt.

US ARMY

  1. 24 helikopter AH-64A, të stacionuar në Tiranë të Shqipërisë.
  2. 14 helikopter CH-47, operuan nga Tirana në Shqipëri.
  3. 18 helikopter UH-60, operuan nga Tirana në Shqipëri.

Kurse anëtarët e tjerë të NATO-s, paten këto tipe të avionëve ushtarak që i përdorën në Operacionin Forcat Aleate:

Figure 2. Tipet e avionëve të shteteve antare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë.

  1. Belgjika
    1. 10 avion F-16A, që operuan nga Amendola, në Itali.
  2. Danimarka
    1. 9 avion F-16, që operuan nga Grananise, në Danimark.
  3. Gjermania
    1. 1 avion C160, që operoi nga Landsbergu në Gjermani.
    2. 14 avion 1x që operuan nga Piacenza në Itali.
  4. Franca
    1. 1 avion C160 Gabriel, që operoi nga Istrana në Itali.
    2. 2 avion E-3F, që operuan nga Avord në Francë.
    3. 14 avion Jaguar, që operuan nga Istrana, në Itali.
    4. 6 avion KC-135, që operuan nga Istres, në Francë.
    5. 16 avion Mirage F.1CR/CT, që operuan nga Istrana, në Itali.
    6. 2 avion Mirage IVP, që operuan nga Istres në Francë.
    7. 8 avion Mirage 2000C, që operuan nga Grosseto, në Itali.
    8. 15 avion Mirage 2000D, që operuan nga Istrana, në Itali.
    9. 2 helikopter AS 330 Horizon, që operuan nga Kumanova, në Maqedoninë e Veriut.
    10. 2 helikopter Puma.

Ajroplanbartsja Foch:

  1. 16 avion Super Etendard
  2. 4 avion Etendard IVP
  3. 2 helikopter Super Frelon
  4. Britania e Madhe
    1. 1 avion Canberra PR.9, operoi nga GioiadelColle, në Itali.
    2. 2 avion E-3D AWACS, operuan nga Aviano, Itali.
    3. 16 avion Harrier GR.7, operuan nga GioiadelColle, Itali.
    4. 4 avion L1011, operuan nga Ancona, Itali.
    5. 12 avion Tornado, operuan nga Solenzara, Itali.
    6. 3 avion VC-10, operuan nga Ancona, Itali
  5. Italia
    1. 6 avion AMX, operuan nga Istrana, Itali.
    2. 1 ajroplan Boeing 707/T, operoi nga Pratica di Mare, Itali.
    3. 10 avion F-104ASA, operuan nga Amendola dhe Cenvia në Itali.
    4. 6 avion Tornado IDS, operuan nga Brescia, Itali.
    5. 16 avion Tornado ECR/IDS, operuan nga GioiadelColl edhe Piacenza në Itali.
  6. Kanadaja
    1. 18 avion CF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
  7. NATO
    1. 4 avion E-3A AWACS, operuan nga Trapani në Itali.
  8. Holanda
    1. 20 avion F-16A, operuan nga Amendola, në Itali.
    2. 2 avion KDC-10, operuan nga Eindhoven, në Holandë.
  9. Norvegjia
    1. 6 avion F-16A, operuan nga Grazzenise, në Itali.
  10. Portugalia
    1. 3 avion F-16, operuan nga Aviano, në Itali.
  11. Spanja
    1. 6 avion EF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
    2. 1 avion KC-130, operoi nga Aviano, në Itali.
    3. 1 avion CASA C-212, operoi nga Vicenza, në Itali.
  12. Turqia
    1. 11avion F-16, operuan nga Ghedi, në Turqi.
  13. Hungaria
    1. 22 avion MiG-29, që operuan nga Kecskemet, në Hungari.
    2. 20  avion MiG-21, që operuan nga Taszar, në Hungari.
    3. 9 avion Su-22, që operuan nga Taszar, në Hungari.

Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për   rastet e sulmeve kundër policies dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Më:17.05.2021


[1]https://core.ac.uk/download/pdf/11581855.pdf, faqe 84.

[2]“Dark Victory,” Dr. Michael Evens, shtator 1999, faqe 33-37; “The Mission Must be Worth the Risk,” Dr. Scot MacDonald, shtator 1999, faqe 36-37.

[3]Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era, David E. Johnson, 2007, faqe 69.

[4]https://www.amnesty.org/doënload/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 30.

[5]https://www.globalsecurity.org/military/ops/allied_force_orbat_trends.htm

[6]Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, 2012, faqe406.

[7]https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm

[8] Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe32.