Tmerrohet Beogradi, Shiqoni Pajisjet Që FSK Po I Merr Nga SHBA Për T’u Mbrojtur Nga Serbia…

0
59

Ministri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten vendit.

Ne vjeshtën e vitit 2018, Kosova me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara, vendosi që përmes ndryshimeve ligjore të bëjë transformimin e Forcës se Sigurisë në ushtri.

“Tani jemi në fazën e dytë të planit të koordinuar dhe të përbashkët sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani jemi në fazën që kapacitetet ushtarake po rriten përditë, nevojat shtetërore kërkohen. Në këto rrethana ka qenë edhe vizita, por edhe koordinimi i përbashkët. Siç e dini, kohët e fundit kemi pasur një stërvitje të përbashkët ushtarake, një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake.

Ishim edhe vend mikëpritës për herë të parë në Kosovë. Tani po bashkëpunojmë për stërvitjen ‘Defender Europe 23’, por edhe për operacione të përbashkëta ndërkombëtare. Aty ku ka nevojë Amerika, aty do të jetë edhe ushtria e Kosovës krah për krah me ta”, tha ministri Mehaj. /fakte.buzz