TURQIA Jep Detajet – Ja Dronët Që Shqipëria Do I Blejë Nga Ne / Kostoja 8 Mln Euro….

0
227

Qeveria shqiptare ka vendosur tashmë që të blejë dronë nga Turqia, sipas mediave turke. “Yeni Safak”, një media pranë qeverisë turke, raporton se ekz.ekutivi shqiptar ka ndarë një fond prej 8 milionë eurosh me qëllim blerjen e dronëve nga Turqia.

Sipas saj, fondi është ndarë që më datë 23 qershor kur edhe janë miratuar ndryshimet në Buxhetin e Shtetit, veprim përmes të cilit sipas turqve, qeveria shqiptare i shtoi buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes edhe 8 milion euro për dronët. Kjo e fundit zbulon se “vulën” për dronët e vuri vizita e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi në fabrikën e dronëve “Baykar” në Turqi./fakte.buzz