Shkruan: Prof.dr. Arburim Iseni
Më 20 maj 2021, në mbledhjen e mbajtur të Këshillit mësimor-shkencor të Fakultetit Filologjik, nga katër anëtarë të propozuar për anëtarë të Senatit të Universitetit të Tetovës, me shumicë votash u zgjodhën dy senatorë të rinj, që do ta përfaqësojnë këtë fakultet në organin më të lartë të universitetit, edhe atë, prof. dr. Hyreme Gurra dhe prof. dr. Lulzime Kamberi. Votimi ishte i fshehtë dhe e gjithë procedura rrodhi në mënyrë të rregullta, transparente dhe demokratike, pa asnjë problem apo kundërshtim nga pjesëmarrësit. Anëtareve të zgjedhura të Senatit, të cilat morën besimin e shumicës së kuadrit mësimor-shkencor të këtij fakulteti, urojmë që gjatë këtij mandati, ashtu siç edhe u zotuan, të jenë zëri i vërtetë i Fakultetit Filologjik në Senatin e Universitetit të Tetovës.
(20 maj 2021)