Veshja tradicionale e Rita Orës tërheq vëmendjen e mediave të huaja

0
58

“Rita Ora festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës të mërkurën ndërsa pozoi me veshje tradicionale për të shënuar rastin vjetor.” Kështu nis artikulli i “Daily Mail” kushtuar këngëtares shqiptare në këtë ditë të shënuar për shqiptarët. Në artikull thuhet se 30-vjeçarja publikoi në Instagram disa fotografi me veshjet popullore, me të cilat u shfaq dhe në videoklipin e saj të fundit, “Big”.

“Veshja e mrekullueshme e Ritës përbëhej nga një fustan i zi me mëngë të gjata me qëndisje prej ari. Prodhuesja e hiteve gjithashtu kishte veshur një këmishë të bardhë me geta dhe me një shami ekstravagante kuq e zi. Rita kishte veshur edhe çizme blu të errëta me detaje leshi artificial dhe doreza të kuqe të ndezura ndërsa pozonte së bashku me disa gra të tjera me veshje tradicionale”, thuhet në artikullin e “Daily Mail”.

Më tej, gazeta britanike vë theksin tek Kosova, teksa kujton se është vendi i dytë më i ri në botë, pasi shpalli Pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008. Ndër të tjera ndalet dhe emigrimi i tyre, të cilët u detyruan të largoheshin drejt Anglisë kur Rita ishte shumë e vogël. “Rita lindi nga prindër shqiptarë, të cilët u larguan nga rajoni për shkak të persekutimit ndaj shqiptarëve.“, thekson Daily Mail. /abcnews.al