VETËM DUKE QENË PLOTËSISHT TË PRANISHËM NË TË TASHMEN, MUND TA JETOJMË JETËN DHE T’I JAPIM KUPTIMIN E VËRTETË ASAJ!

0
244

Në një botë të vrazhdë, ku të jetuarit bëhet nën presione të ndryshme nga ana e qeverive botërore, ku e gjithë bota është ndezur nga protestat kundër padrejtësive, kundër vakcinimit me dhunë, ku shkelen hapur të drejtat themelore të njeriut, ku të gjithë e shohin dhe e njohin padrejtësinë dhe gënjeshtrën, ndërsa përsëri heshtin për të jetuar veç edhe disa ditë më tepër nën skllavëri, ku mediat vazhdimisht përcjellin gjëra të parëndësishme destruktive për shoqërinë duke e fshehur realitetin aktual, ku askush nuk merr përgjegjësi për ndryshime dhe askush nuk përgjigjet për krime, ku është kaq e vështirë dhe e rrallë të qëndrojë i paluhatshëm afrimi dhe takimi i njerëzve që duam, nuk ka rrugë tjetër për kuptimin e së vërtetës dhe veprimit, përveçse në momentet e takimit me njerëzit e dashur, të japim gjithçka nga vetja, t’i përjetojmë me thellësinë më të madhe çastet që na i dhuron jeta, t’i mbushim ato me emocione të cilat na japin shtytje për të përballuar dhimbjet e përbashkëta që na ndodhin të gjithëve në periudha të ndara kohore… Ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë, se ne jemi energji e universit, burimi i së cilës rrjedh nga komunikimi i ndërsjellë, andaj le të jemi shpresëdhënës dhe shpresa e njëri-tjetrit, le të bëhemi burime pozitive dhe motivuese me të cilat do ta ngrisim njëri tjetrin në piedestalet më të larta dhe në ato të panjohurat të cilat nuk i ka shkelur askush përpos nesh! ✍️ Agron Sherifi 25.11.2021