Vjen lajmi i çmendur nga SHBA që po tranon Serbët: Bazë të Përhershme Ushtarake Amerikane në Kosovë

0
34

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka pasur takime në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, ku është pritur nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në këtë takim, Mehaj e ka ripërsëritur ofertën e Kosovës që SHBA-ja ta krijojë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë, raporton Express.

“Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mehaj dhe Cooper u dakorkduan edhe pqr rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta të ushtrisë amerikane dhe FSK-së.

“Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e MB-së:

Ministrit Mehaj i rikonfirmohet nga znj. Cooper, mbështetja e plotë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes

Në vazhdim të takimeve në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me delegacionin e tij, u pritë edhe nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, znj. Laura Cooper dhe më pas në nivel të delegacioneve realizuan konsultimet bilaterale për çështjet e mbrojtjes.

Me këtë rast, znj Cooper, ka shprehur konsideratat e larta për zhvillimet e suksesshme në fushën e mbrojtjes, duke falënderuar posaçërisht ministrin Mehaj për përkrahjen e forcave amerikane në procesin e akomodimit të refugjatëve afganë.

Znj.Cooper në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, konfirmoi përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal.

Nga ana e tij Ministri Mehaj, e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë znj Cooper, për përkrahjen e vazhdueshme dhe partneritetin e shkëlqyeshëm duke i shprehur gatishmërinë maksimale për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, ndërveprueshmërinë ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, duke vënë theksin në ushtrimet e përbashkëta si dhe mundësitë për bashkë-zbarkime të reja në misione të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane.

Gjithashtu, Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal.

Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.

“Tani na mbetet që të gjitha objektivat e përbashkët të angazhohemi t’i realizojmë bashkërisht, me besim e vullnet të plotë, përkushtim dhe angazhim vetëmohues, si dhe qeverisje të mirë dhe transparencë të plotë. Partneriteti me SHBA-në dhe mbështetja e pazëvendësueshme që më është konfirmuar është ngjarje historike për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë dhe gjithë rajonit.” tha në fund ministri Mehaj. /postlajme.net