Vjen reagimi i Kryeministrit Kurti pas aksionit të Policisë së Kosovës

0
29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës.

Kurti ka bërë thirrje për qetësi në Komunën veriore të Mitrovicës, derisa ka njoftuar se aksioni i Policisë së Kosovës ka përfunduar.

Reagimi i plotë:

Aksion i Policisë kundër KRlMlT e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës.

Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të Iuftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensaive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

KRlMlT dhe grupet kiminale nuk do të tolerohen dhe do të Iuftohen. Kontrabandën do ta Iuftojmë e do ta parandalojmë.

Aksioni ksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë KRlMlN, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.