Voton Albin Kurti: Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet populli

0
96

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëv izjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar para pak çastesh.

Kurti para mediave ka thënë se sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme ashtu siç do të jetë ardhmja, transmeton Telegrafi.

“Sot është ditë e bardhë,e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë”, theksoi ai para mediave.

Kurti gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita. /Telegrafi/