Vucic nga kazerma e Rashkës: Nëse NATO nuk do të reagoj, do ta bëj Serbia – ata i kanë 24 orë kohë

0
31

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, është paraqitur në konferencë për media nga kazerma ushtarake në Rashkë, duke përdorur gjuhë kërcënuese ka thënë se nëse NATO nuk do të reagon, do të jetë Serbia që do të reagoj.

Vucic në paraqitjen e tij para mediave nga Kazerma e Rashkës, i cili me plotë pompozitet ka udhëtuar me helikopter nga Beogradi, ka kërcënuar me deklarate pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Vucic ka përdorur gjuhë kërcënuese, duke thënë se nëse NATO nuk reagon, Serbia do të hy me trupat e saj ushtarak në Kosovë.

“Vucic tha se nuk do të hyjë me trupa të saj në Kosovë por do të presin 24 orë në rast të përndjekjes. Nëse NATO nuk do të reagoj Serbia do të reagoj.”, tha Vucic

Ai shtoi se ka biseduar me Lajcak dhe ia ka thënë atë se çfarë mendon./kosovaime.tv