Vuçiq: Nuk jemi aspak të lumtur, Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme

0
29

Aspak mirë nuk e ka pritur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Në një deklaratë të tij të dhënë së fundi, Vuçiq u shpreh se Beogradi nuk është aspak i lumtur me këtë zhvillim, derisa shtoi se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv mes Serbisë dhe Izraelit, njofton Klan Kosva.

”Kjo ka qenë e pritur tash gjashtë muaj më parë”.

”Për këtë arsye ne në Washington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët”.

”Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëjë një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”.

”Kjo nuk do të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tona, por hap disa perspektiva të tjera për të cilat nuk do të doja të flisja tani”, tha ai për pinkTv, njofton Klan Kosova.

Këto komente Presidenti Vuçiq i bëri pas një takimi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris. https://korca-today.al/