Ambasadorja e SHBA ne Tirane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me njoftimin e Ambasades Amerikane lidhur me viziten e zv/sekretarit te Shtetit Amerikan Gabriel Escobar ne Shaiperi ne date 9 Dhjetor.
Kim thote se ai do te takohet me zyrtare te larte ne Shqiperi dhe do te konfirmoje mbeshtetjen e SHBA per demokracine dhe integrimin e Shaiperise ne BE.

Sipas Kim, Escobar do te diskutoje gjithashtu vendosmerine e SHBA per te luftuar korrupsionin, mosndeshkimin dhe perpjekjet per te minuar demokracine ne Ballkan.
Reagimi i Yuri Kim:
“Zevendes sekretari i Shtetit Escobar do te vizitoje Shqiperine me date 9 Dhjetor per te thelluar miqesine tone te ngushte bazuar ne vlerat e perbashketa. Ai do te takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhacka, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe zyrtare te tjere per te konfirmuar mbeshtetjen e palekundur per demokracine dhe integrimin ne BE.

Bashkepunim me i forte ne fushen e mbrojtjes dhe mundesi per tregti dhe investime. Sic thuhet ne urdhrat ekzekutive te presidentit Biden, Escobar do te diskutoje gjithashtu vendosmerine e SHBA per te luftuar korrupsionin, mosndeshkimin dhe perpjekjet per te minuar demokracine ne Ballkan”, shkruan Yuri Kim.
Burimi i lajmit: lajmetspeciale.info