Ziadin Sela uron Kurtin dhe Osmanin: Me fitoren e VV-së, kthehet shpresa për ndryshim te shqiptarët

0
64

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, njëherësh deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja e thellë e VV-së dëshmoi e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor, përcjell Bota sot.

Sipas tij, me fitoren e VV-së, kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!

Postimi i tij i plotë:

Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!

Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës.

Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj! https://korca-today.al/