ZONJAT E HEKURTA TË POLITIKËS SË LARTË EUROPIANE, VIZITOJNË “SHQIPËRINË E VOCKËL”

0
340

Shkruan: Florim AJDINI

Merkel dhe Van der Leinen, më në fund, vizitojnë vendet e  Ballkanit! Në fokus  politikat rreth eurointegrimeve dhe rimkëbja e ekonomisë, sidhe shumë segmentetë jetës shoqërore dhe politike me në fokus “Instalimin e pushtetit të së drejtës dhe luftën ndaj nipotizmit dhe mega-korrupsionit”, që ngulfat vendet e Ballkanit në përgjithësi. Vizitë e madhe, për fjalë dhe ‘lëvizje agresive të shkopit dhe karrotës‘ sipas modelit të aplikuar kryekëput për „gjedjen latente“ të politikave të„Turqisë së padëgjueshme“, në vitet e fundit e udhëhequr nga Erdogani mëndjemadh dhe Turqia  e tij sekulariste sa më s’ka,  që sa vjen koha e më shumë, lë binarët e hekurudhës qëçon drejtë  Europësdhe renesancës politiko-ekonomike te saj,   që pjesa dërmuese e  shqiptarëve dhe inteligjencës sonë, në ankth,  po ëndrrërojmë!

Kësaj ëndrre që fle thellë në ndërgjegjen e inteligjencës gjithshqiptare, por jo edhe të politkbërësve hanxho-banxho, për të cilët  gjendja në fjalë e të qenurit latent në implementimin e  urdhërave të shkopit, për të ngrënë të shkretën karrotë, është gatise inegzistente!  Një vizitë  në udhëkryqin e sfidave të kohës së re, një vizitë e rëndësishme, për të mësuar mësime në kohën e “Tempora mutantum”, që si duket për ne shqiptarët dhe shtetet me të cilat identifikohemi, fatkeqsisht mbetet edhe më tej e  parëndësishme, për vetë faktin që dekadenca multidimensionale e menaxhimit me to, mbetet “Thundra e përhershme e Akilit.”

Si mund të interpretohet vizita e tyre, shikuar nga nje këndvështrim studjues i natyrës deduktive, bazuar në një diskurs pragmatik  që „luan shkopin me isharete“ për të  na  treguar vendin ku  ndodhet karrota!  Cilat janë mësimet që egzekutivi dhe politikbërësit e dy shteteve të brishta shqiptare, një herë e përgjithminë duhet t’i mësojë dhe t’i imolementojë në kornizat e gjeopolitikave strategjike euro-perëndimore? Si do të arrihej kjo, kur për momentin jemi nxënës të këqinjë që nuk ua varim veshin mësimeve që na i ofrojnë këto koka të mëdha të botës përparimtare perëndimore?

A është koha e fundit që mësimi të mësohet nga fillimi deri në mbarim, gjithnjë sipas parimit të veprimeve të„stimulit  të kushtëzuar“,  para së gjithash i atij stimuli që në fokus vëndos  mësimet nga sfera e së drejtes të shtrembëruar dhe inegzistente në realitet, ai i vëndosjes së  ekonomisë në binarët e një funksionaliteti të arsyeshëm si dhe përfundimisht, të degjojmë zilen e fundit që lëshon zërin e trishtueshëm të ekos për rikthim në vetveten?  Vetvetes  që tanimë ka kohë që e kemi harruar nëçfarë jemi shëndrruar dhe në  nëçfarë aktualisht si popull dhe shtete alludojmë! Një agjendë e  shkurtër e vizitave,  por e ngjeshur  me plot agresivitet pragmatik diskursiv që kërkon shkallen më të lartë të kognicionit të clichéeve  diskursive politike ballkanike,   që përfundimish duhet thënë bye-bye  për të përqafuar mësimet europiane. 

Një mësim që nuk është as i shkruar por as i thënë! E bukur kjo dhe demagogjike për mendjet që nuk dijnë të lexojnë ndërmjet rrjeshtave të evidences empirike të bëmave dhe vendimeve politike, të pakoordinuar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që në fakt edhe përkundër deklaratave jomirë të ftalluara të Ramës, në mënyrë latente, vazhdimisht thellojnë greminën ndërmjet dy shteteve të një kombi, të një gjuhe dhe të një gjaku, duke  çuar kështu, ujin në mullirin e madh të Moskës, që lëviz bishtin në Beograd e  Novi  Sad!

Është kjo paaftësia e Ramës si individ që është “lalitur në pushtetin totalitar komunist të Enver Hoxhës, të mos ketë quantumin e  mjaftueshëm të evidences empirike, për të kuptuar me kë po bën aleanca për një Ballkan të lirë. Do të thosha po. Ai është fenomeni bihejviorist politik  i Ramës, që  nga këndvështrimi i racionalitetit të perceptimeve psikologjike,  mund të interpretohet si një mentalitet që funksionon në bazë të parimeve daltoniste të mosnjohjes dhe paaftësisë për dallimin e ngjyrave, në rradhë të parë, të bardhës nga e zeza dhe anasjelltas! Troç dhe shqip, thënë, “lëshim zyrtar i daljes së Serbisë në bregdetin shqiptar.” Gjithnjë në emër të fqinjësisë së mirë, dhe lojrave lozonjare të të treguarit të vetvetes, më europian se europianët e vërtetë!

Edhe Merkel edhe Van der Leyen, theksin e padukshem e kanë vendosur mbi ne shqiptarët! Ashtu si që është bërë gjatë histories tone të përgjakshme, kur nga dyert e mëdha kanë dalur tragjeditë e popujve të vegjël, që në fakt mendjet e mëdha i janë referuar fatkeqsive të popullit tonë! Kësaj rradhe si duket “mendjeve të mëdha të vogla” të politkbërësve shqiptarë, iu është dhënë Shansi që të shprehin në formën më pragmatike të mundshme, atë që munden të  bejnë, madje pa mos u pyetur  fare nga “Zonjat e mëdha”, se çfarë  do mundeshin të bënin, për të anashkaluar greminën në tehun e së cilës po përpëlitemi me dekada. Greminës drejtë së cilës, tanimë për dekada jemi duke rrëshqitur në pafundësi.

Procesi i Berlinit në fokus të heshtur! Pa fjalë! Pa komente konkrete. Vetëm clichéetë  narrative politike të vulosura që nga fillimi  i dhënies së mundësisë që të fillojmë bisedimet për anëtarësim në Unionin Europian.   Projekt i mirë dhe tejet i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në rrjedhat gjeopolitike euro-amerikane! Një hap jo i sigurtë dhe  që bazuar në një  nuhatje fine diplomatike, paraqet një  gabim që po përsëritet! Një gabim që në emër të negociatave win-win, në pavetëdije politike, po rrudh dhe mbyll   rrugët dhe alternativat tona si shqiptarë, drejtë përshpejtimit të proceseve për të cilat jemi zotuar,    duke na shëndruar në faktorë të dyshimtë,  që ne dëmens politik,  fatkeqsisht anashkalojmë, madje edhe përbuzim politikat demokratike të Albin Kurtit  dhe qeverisë së tij, duke lidhur pakt me satanin.  Pakti ku Kosova,ky  shtet i ri ky që anashkalohet në pacipësi nga Rama, dhe që me projektin e tij të turpit,  qartësisht çon ujin në mullurin e madh të pansllavizmit rus,  për të dalur së pari ekonomikishte në detet e ngrohta. Një betejë madhore që të rikujton filmin e famshëm  Hollywoodian  të titulluar „The Fifth Element“, ku dy palët në konflikt mundohen të mbrojnë  planetin tone,   nga një sulm   i madh jashtëtokësor, që po bëhet gati të godet tokën!Një sulm nga i cili  planeti ynë mund të shpëtohet vetëm me ndihmën e vënies në përdorim të elementit të pestë, që  regjsori i filmit alludon në  dashurinë dhe harmonine ndërmjet njerëzve! Një simbolikë e fuqishme që neve shqiptarëve na kujton po të njëjtin mesazh dhe marrëveshjen me njëri-tjetrin në rradhë të parë, për t’i dalë në shpëtim vetvetes dhe interesave tona  strategjke afatgjate!

Një dramë politike  me akte  madje mjaft të rrezikshme për tikthimin e fantazmës ruse apo kineze, të vitevev të 50-ta apo 60-ta, kësaj rradhe me iniciativën e nje shteti të degraduar dhe të njohur për krime lufte ndaj shqiptarëve,  me akuza aktive në gjyqet ndërkombëtare të drejtësisë,   por edhe më tej nga bijtë e saj të hiperbolizuars dhe të injoruara si jo të vërteta dhe të pabaza.  Është kjo Serbia, që projektin nga Novi Sadit, e sjell në tavolinën e një kuazi bashkepunimi me Serbinë, si vend mik për Ramën,  duke sjellë ndjenjën e forrcimit të erërave ruse në rajon.    Një projekt i pamenduar dhe i paartikuluar shqip,   një impuls i fuqishëm  që ujin edhe më tej e orienton ne mullurin e mosnjohjes së  R. së Kosovës nga Serbia  ekspansioniste  dhe shqiptarofobe!  Një lojë mirë dhe në heshtje e koordniuar  me poltikat gjeostrategjike grekemane, që gjatë shekujve  luajtën me po të njëjtat  karta,  kur në fokus ishte pastrimi etnik i Epirit të jugut! Një perfiditet  politik, që në edicion plotësisht te ngjashëm, po luhet edhe nga politika ditore serbomadhe, që Republikës së  Kosovës madje i referohet si “Kosovo i Metohija!”

As Merkel as Van Der Leinen, “nuk i njohin në  detaje  plagët shekullore shqiptare”  që vazhdojnë edhe më tej të gjakosin si rrezultati i gabimeve të këtilla sharlataneske,  të politikbërësve të paftalluar,   të kohës që kalojmë!Me fjalë të tjera, një bashkëpunim i hedhur në letër që asnjëra nga zonjat “nuk e shikojnë me sy të dyshimtë”, madje as si diçka që për shqiptarët e aq më tepër për  Kosovën e anashkaluar,   të jetë një veprim politik dëmtues! Është fare  e thjeshtë! Zonjat në fjalë, janë bijat e prindërve dhe stërgjyshërve që mynxyrat në fjalë i kanë kaluat para shekujsh. Atëherë,  përse do te duhej t’ia rikujtojnë Ramës që po ndjek rrugën e gabuar! Aq më tepër kur politikat afatgjate serbe janë haptas anti demokracisë perëndimore, dhe bazuar në këtë kënvështrim  edhe de jure, jane antagoniste me aleatët dhe partnerët tanë strategjik.

Zonjat e kalibrit të larte,  të politikave gobale, nuk kanë alternativë përveç zhvillimit të mësimin  sipas metodës së “shkopit dhe karrotës”. Kjo sepse nuk ka alternativë tjetër!   Sepse  shtetet e vockla si Shqipëria, nuk kanë se si ndryshe të stimulohen që të kthehen në “binarët që  për ne shqiptarët gjithnjë kanë qënë një anakronizëm logjik, por më shumë se  i saktë logjikisht. Kjo sepse binarë të tjerë për të forcuar interesat tona në një ambient politik ku  gjatë shekujve janë bërë ujdurmat më të rrezikshmë që dëmtuan dhe tkurrën trungun tonë, gjithnjë çojnë andej nga lind i.e. përëndon dielli.”

Andaj, nuk duhet pritur „përdorim agresiv të shkopit për të marrë karrotën.“ Nuk duhet pritur lutje dhe përgjërime, apo mësime konkrete nga Zonjat e mëdha, sepse vizita e tyre është vizitë që bazohet në një analizë vizuale mirë të thelluar, me pak narracion politik, që në mënyrë “par excellence” krijon fotografinë e madhe të gjendjes  politiko-ekonomike aktuale të paudhësisë, në të cilën ndodhemi gjatë dekadave që lamë pas.Andaj, politikbërësit shqiptarë  gjithandej, duhet koordinuar narrativin e tyre politik drejtë një kohezioni logjik maksimal, që mbështjellet rreth “flamurit të përbetuar”, që hap rrugën drejtë aletrnativave më të sigurta dhe më të ndritura, që tani ose kurrë mundemi t’i rrëmbejmë sipas parimit “carpe diem.” Ndryshe,  nuk hapëm sytë dhe bëmë rrëshqitjet e shekujve që lamë pas, pendimi  i vonë do të jetë i kotë dhe fatal!

Përfundimisht, të mos  lejojmë që edhe më tej të perceptohemi sikur të jemi bërë  për të qenë „lodër e një mashtrimi të përjetshëm!“ Të mos lejojmë që ky fatalitet i dhimbshëm të  rrijë pezull mbi popullin tonë  të mjerë, sepse kohërat punojmë për ne! Ndërsa ne shqiptarët, këto rreze të ngrohta të Diellit, vështirë po i ndjejmë!

“Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq! Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit të tij!“

(Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).