Zvicër/ Edhe Një Doktorante Shqiptare Në Universitetin E Zyrihut

0
326

Gjithnjë e më tepër të rinjtë shqiptarë në Zvicër po e dëshmojnë veten duke arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës.

Donika Sejdiu është njëra prej tyre. Nga 1 janari i vitit 2021 Donika Sejdiu i bashkëngjitet doktorantëve të Universitetit të Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë (Bio -Medicine). Ajo pas përfundimit me sukses të studimeve Bachelor dhe Master pranë të të njëjtit Universitet, arriti të pranohet doktorante e këtij fakulteti.

Donika Sejdiu lindi më 1995 në Zyrih të Zvicrës, shkollën fillore e kreu në Walenstadt dhe gjimnazin në Sargans të kantonit të St. Gallenit në Zvicër, kurse studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Cyrihut. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër ajo flet me admirim për vendlindjen e prindërve të tyre (Kumanovë – Maqedoni e Veriut) të cilën e konsideron vendlindje të saj. https://korca-today.al/